• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i europianëve: Shqipëria nyje e trafikut, por marokenët kryesojnë me kanabisin

by A R
01/08/2017 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra e Monitorimit Evropian për Drogat dhe varësinë nga Drogat (EMCDDA) në vijim të publikimit të raportit të saj vjetor, ka dhënë informacion të detajuar lidhur me ndryshimin e tregut të barit të kanabisit në Europë.

Sipas hartës së publikuar nga EMCDDA, Shqipëria është nyje e trafikimit të kanabisit nga Afganistani, me destinacion Holandën dhe më pas Britaninë e Madhe.

Tregu evropian për hashashin është aktualisht një nga më të mëdhatë dhe më fitimprurësit në botë, thekson raporti.

Rreth 647 ton bar kanabisi dhe 641 ton hashash u konsumuan në Bashkimin Evropian në vitin 2013 dhe tregu i shitjes me pakicë ka një vlerë të përgjithshme të vlerësuar në mënyrë konservative në rreth 9.3 miliard euro në vitin 2013.

Analiza e EMCDDA përshkruan se si po ndryshon furnizimi i kanabisit në Evropë, në përgjigje të konkurrencës dhe zhvillimeve të tjera të tregut.

Ndërsa përdorimi i hashashit në shkallë të vogël ka ekzistuar prej kohësh në Evropë, tregu i madh për drogat filloi të zhvillohej vetëm gjatë viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, i furnizuar fillimisht nga Pakistani dhe Afganistani me më vonë nga Libani.

Kur furnizimet e Evropës u ndërprenë nga konfliktet në Liban (1975-91) dhe Afganistan (1979-89), u shënua një rritje e prodhimit të hashashit në shkallë të gjerë në Marok.

Deri në fillim të viteve 1990, kanabisi maroken me cilësi të dobët (250 g) arriti pothuajse monopol mbi produktet e kanabisit në tregun evropian perëndimor.

Megjithatë, që nga fillimi i viteve 2000 një rritje dramatike e prodhimit të incanabisit në Evropë ka çuar në një ndryshim në tregun, që tradicionalisht ka qenë në duart e krimit të organizuar, me organizatat kriminale marokene që luanin një rol qendror në importin me shumicë dhe shpërndarjen.

Spanja, vendi që tradicionalisht ndan sasitë më të mëdha të barit të kanabisit në Evropë, është pika kryesore e hyrjes në Evropë për drogën dhe është gjithashtu pikë e shpërndarjes.

Holanda dhe Belgjika janë shpërndarës tradicionalë për tregjet e BE-së, dhe për Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa Danimarka është shpërndarës kyç për vendet nordike.

Konsumi vjetor i kanabisit në Europë llogaritet në rreth 1200 tonë për vitin 2015.

Raporti thekson se grupet kriminale marokene janë lojtarë kryesorë në ofrimin e barit të kanabisit në Evropë, nganjëherë në partneritet me organizatat kriminale evropiane, për shembull ato holandeze dhe shqiptare.

Grupet kriminale shqiptare raportohen të jenë përfshirë në tregtinë e kanabisit afgan, kryesisht në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe, nëpërmjet Holandës në Mbretërinë e Bashkuar, thekson raporti. Megjithatë, duket se Britania e Madhe gjithashtu merr hashashin afgan direkt nga Azia jug-perëndimore.

Më herët në qershor, EMCDDA publikoi raportin vjetor Europian të Drogave të vitit 2017, ku theksonte se ndryshe nga viti i kaluar, ku Shqipëria nuk përmendej, në raportin e 2017s vendi ynë veçohet si për rritjen e kultivimit të kanabisit ashtu dhe për faktin se ajo po bëhet një rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë.

“Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të barit të kanabis ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende”, thuhet në raportin vjetor të EMCDDA për vitin 2017.(Monitor)

Next Post
U moren telefonat dhe çantat dy të rinjve, arrestohen ‘policët e rremë’

U moren telefonat dhe çantat dy të rinjve, arrestohen 'policët e rremë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com