• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti auditit: BE shpërdoroi 5.5 mld Euro në 2015

by Java News
13/10/2016 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian shpërdoroi 5.5 miliardë Euro në vitin 2015, bëri të ditur “Watchdog”-u financiar i BE-së sot, duke paralajmëruar se Brukseli ka nevojë që të rifitojë besimin e qytetarëve europianë, besim i cili është tronditur prej Brexit si dhe krizave të tjera.

Fondet e shpenzuar keq shkuan për të paguar kosto të fryra personeli, për shembull zhvillimin e “cloud”-it për kompjuterët, thuhet në raport. Një tjetër shembull përfshinte fondet e paracaktuar për kompanitë e vogla dhe të mesme në Republikën Çeke, Itali dhe Poloni, fonde nga të cilët përfituan persona të konsideruar të pakualifikueshëm.

Duke paraqitur raportin për vitin 2015, Klaus-Heiner Lehne, presidenti i Grupit Evropian të Auditorëve, tha se evropianët kanë humbur besimin tek institucionet evropiane, mes fluskave ekonomike, krizës së migrimit dhe votimit të Britanisë për të dalë nga BE.

“Në muajt dhe vitet që do të vijnë, një sfidë e madhe për BE-në do të jetë të rifitojë besimin”, tha Lehne gjatë prezantimit të raportit, duke theksuar se një fillim i mirë do të ishte të sigurohej që fondet shpenzohen më mirë.

“Njerëzve as nuk mund t’u shkojë mendja të na besojnë, nëse nuk shohin që ne i shpenzojmë si duhet paratë e tyre”, tha Lehne.

Raporti bëri të ditur se e ashtuquajtura normë e gabimit për shpenzimet ra në 3.8 përqind për buxhetin 145.2 miliardë eurosh të BE-së, por ishte gjithësesi më lart se niveli i pranueshëm prej 2.2 përqind. Kjo ishte më mirë se 6.3 miliardë Eurot që u gjykua se u shpërdoruan në vitin 2014. Raporti sqaron se këto shifra nuk ishin matëse të mashtrimit, mungesës së efektshmërisë apo shpërdorimit, por një vlerësim i parave që nuk duhej të ishin dhënë, për shkak se nuk kishte pajim të plotë me rregullat e BE-së.

Shpenzimet e menaxhuar në mënyrë të përbashkët mes Brukselit dhe shteteve anëtare kishin të njëjtin nivel gabimi si dhe ato të shpenzuara direkt nga Komisioni Europian.  Shpenzimet e BE janë afro 285 euro për qytetar në bllokun me rreth 500 milionë banorë. /Bota.al

ma.me

Next Post
OKB, Guterres zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Votë unanime në Asamble

OKB, Guterres zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Votë unanime në Asamble

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com