• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti/ A po merr fund epoka e gazetave? Kriza e thellë e shtypit të shkruar

by A R
12/09/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetat kryesore në Shqipëri pësuan një rënie tjetër të të ardhurave gjatë vitit 2017, gjë që u shoqërua me shkurtime shpenzimesh, veçanërisht te pagat.

Kompanitë kryesore të medias së shkruar në Shqipëri pësuan një rënie të të ardhurave të përgjithshme prej 9% ose 52 milionë lekë gjatë vitit të kaluar, pavarësisht daljes nga tregu të njërit prej operatorëve më të mëdhenj, gazetës Shqip.

Të ardhurat e përbashkëta të tetë kompanive të shtypit të shkruar, bilancet e të cilave janë publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishin 499 milionë lekë në vitin 2017, nga 551 milionë që ishin në vitin 2016 dhe 620 milionë në vitin 2015.

Vitet e fundit gazetat kryesore të Shqipërisë janë përqendruar gjithnjë e më shumë në publikimet në internet, ndërkohë që shitjet e gazetave fizike kanë ardhur në rënie. Por të ardhurat nga aktiviteti në internet nuk kanë mjaftuar për të kompensuar rënien e shitjeve fizike si dhe rënien e të ardhurave nga reklamat.

Katër nga tetë operatorët e tregut të shtypit pësuan rënie të të ardhurave ndërsa katër operatorë, përgjithësisht të vegjëlit, pësuan rritje.

Gazeta Panorama, e botuar nga kompania Panorama Group, pësoi një rënie me 10% dhe 2017 ishte viti i dytë rradhazi me rënie.

Të ardhurat e kompanisë ishin 244 milionë lekë më 2017 nga 271.5 milionë më 2016 dhe 288 milionë më 2015.

Panorama mbetet grupi mediatik më i madh në vend dhe ai zë 49% të totalit të tregut të analizuar.

Kompania Media Union, e cila boton revistën e përjavshme ekonomike Monitor si dhe publikimin online Monitor.al, pati një rritje prej 6% në të ardhura dhe kjo e bëri kompaninë e dytë më të madhe në tregun e medias së shkruar me rreth 12.5% të tregut. Të ardhurat e Media Union për vitin 2017 ishin 62.4 milionë lekë.

Media Union zuri vendin e dytë vitin e kaluar pasi kompania Unipress, e cila boton gazetën Shekulli, pësoi një rënie të madhe të të ardhurave prej 40%.

Shekulli ra në vend të katërt nga vendi i dytë që zinte në vitin 2016. Të ardhurat e saj vitin e kaluar ishin 56.4 milionë lekë nga 94.8 milionë në vitin 2016 dhe 110 milionë më 2015.

Në vend të tretë për vitin 2017 u ngjit kompania Publikime Shqiptare, e cila boton gazetën Dita. Të ardhurat e kësaj kompanie u rritën me 56% gjatë vitit 2017 duke arritur në 60.8 milionë lekë. Dita u bë gazeta e tretë me 12% të tregut mes tetë kompanive mediatike të analizuara.

Edhe kompania Focus Press, e cila boton Gazetën Shqiptare dhe publikimin në internet GSH.al, pësoi rënie të të ardhurave në masën 24%. Të ardhurat e saj ishin 36.5 milionë lekë më 2017, nga 48 milionë më 2016 dhe 54 milionë më 2015.

Gazeta TemA, publikim i Mero Baze, pati një rritje të të ardhurave të deklaruara prej 20%, pas një rritjeje prej 45% më 2016. Të ardhurat e TemA ishin 25.5 milionë lekë duke zënë 5.1% të tregut.

BIRN analizoi të dhënat financiare të tetë botimeve në vend, Panorama, Gazeta Shqiptare, Shekulli, Koha Jone, Tema, Dita, Standard e Monitor, bilancet e të cilave janë publikuar në QKB.

Të dhënat financiare të disa publikimeve të tjera si Mapo, Sot apo Shqiptarja.com nuk ishin të disponueshme.

Tregu i shtypit është tkurrur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Shqipëria numëronte dhjetëra gazeta të përditshme dhe publikime të tjera periodike disa vite më parë ndërsa disa prej titujve kanë dalë nga tregu. Pakësimi i numrit të titujve në treg nuk e ka përmirësuar situatën për aktorët e mbetur në të.

Në vitin 2016, gazeta Shqip u tërhoq nga tregu i shtypit pas një dekade prezencë duke ruajtur praninë vetëm në internet.

Të ardhurat e kësaj gazete ishin 50 milionë lekë në vitin 2015, viti i fundit i plotë i operimit, por lexuesit e saj duket se nuk shkuan te gazetat e tjera që vijojnë të publikohen.

Rënia e të ardhurave duket se ka shtyrë kompanitë kryesore të tregut të shkurtojnë shpenzimet, veçanërisht shpenzimet për paga.

Kompanitë botuese të Shekullit, Panoramës apo Gazetës Shqiptare kanë raportuar shpenzime më të ulëta për paga më 2017 se sa më 2016.(BIRN)

Next Post
KPA konfirmon shkarkimin, prokurores së Shkodrës ‘i mbyllet dera’ e Drejtësisë

KPA konfirmon shkarkimin, prokurores së Shkodrës 'i mbyllet dera' e Drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
Paralajmëron Karamuço: Britanikët kanë sjellë një listë të re me “non grata”

Karamuço analizon protestën, zbulon çfarë ndryshoi sot në sjelljen e protestuesve dhe paralajmëron grupin e dhunës!

October 31, 2026
I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In