• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Raportet mjekësore kalojnë online, shmangen burokracitë dhe sorollatjet e qytetarëve”

by A R
28/06/2022 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të revolucionit digjital të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Kamëz, ka prezantuar një tjetër sistem elektronik që do të shmangë burokracitë për qytetarët. Raporti mjekësor dhe dokumenti shëndetësor që dëshmon aftësinë për punë, tashmë merren online.

“Ky sistem i ri për raportin mjekësor elektronik dhe i dëshmive të aftësisë për punë, do të sjellë me të vërtetë një revolucion brenda gjithë sistemit të shërbimeve. E para, sepse vetë qytetari, i cili ka një problematikë shëndetësore dhe i duhet të kërkojë një raport tek mjeku i familjes – dhe është një akses që përfshin rreth 1600 mjekë të familjes në të gjithë Shqipërinë-  do të ketë mundësi që ta përfitojë këtë raport mjekësor online, pra nëpërmjet platformës e-Albania. Dhe në të njejtën kohë, përpos që ky raport mjekësor merret në mënyrë elektronike, i shkon edhe punëdhënësit në të njëjtin moment, duke shmangur burokracitë dhe ecejaket e qytetarëve për të marrë dhe dorëzuar një raport mjekësor apo dokumentin që dëshmon  aftësinë në punë”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Kamëz, Ministrja Manastirliu bëri me dije se faza e dytë e këtij projekti do të shtrihet edhe për raportet e barrëlindjes, të cilat do të jepen online.

“Të gjitha raportet afatgjata, apo ato të lejeve të barrëlindjes do të jepen elektronikisht. Pra nuk do të jetë më e nevojshme për të vajtur vetë qytetari, gruaja që sapo ka lindur të shkojë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore apo në degët e tij dhe të dorëzojë dorazi. Sepse ky raport shkon elektronikisht, përllogaritja është elektronike dhe depozitimi gjithashtu në llogarinë e qytetarit që ka përfituar këtë raport bëhet gjithashtu automatike”, bëri me dije Manastirliu.

Nga muaji Prill deri më tani, në të gjithë vendin janë më shumë se 70 mijë raporte mjekësore dhe dokumente të aftësisë për punë të lëshuara online, me sistemin e ri elektronik pranë mjekut të familjes.

Ndërsa nga data 1 Maj 2022, revolucioni digjital në fushën e shëndetësisë ka hyrë në një fazë të re, me mbylljen e sporteleve fizike dhe kalimin tërësisht online të aplikimeve në sistemin shëndetësor. Në këtë mënyrë, eliminohen burokracitë, përmirësohet koha dhe cilësia e marrjes se shërbimeve për 26 aplikime në total në institucionet e MSHMS për rreth 11,000 dokumente në vit. Institucionet të cilat ofrojnë shërbime online janë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM); Agjencia e Sigurimit të Cilësisë te Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror; Shërbimi Social Shtetëror; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm te Kujdesit Shëndetësor.

/a.r

Next Post
E rëndë në Pogradec! Një shtetas gjendet i pajetë brenda shtëpisë së tij

“Çmendet” 20-vjeçari në Tiranë, godet me grusht policen dhe një 37-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

March 1, 2026
Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

March 1, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

March 1, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Platforma\Drejtuesja e muxhahedinëve, Rajavi: Vdekja e Khameneit, mbarim i despotizmit fetar!

March 1, 2026
“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

March 1, 2026
“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

March 1, 2026
U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

March 1, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

March 1, 2026
Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In