• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raport tronditës për mizoritë e ISIS-it në Irak

by Ylli Dylgjeri
20/01/2016 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti më i ri gjithëpërfshirës i OKB-së thekson se të paktën 18,800 civilë janë vrarë në Irak që nga viti 2014, ndërsa ISIS tani mban rreth 3,500 njerëz në skllavëri. Grupi xhihadistë ISIS po mban më shumë se 3.500 persona si skllevër në territoret e tyre në Irak, sipas OKB-së, dhe vazhdon të kryejë abuzime në shkallë të gjerë ndaj civilëve, vepra që  cilësohen si krime të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocid i mundshëm. Nga fillimi i vitit 2014, thuhet në raportin më të ri, të paktën 18,800 civilë janë vrarë në Irak dhe më shumë se 3.2 milionë njerëz janë zhvendosur. Sipas Misionit të Asistencës së OKB-së në vend, ata që janë duke u mbajtur si skllavë nga ISIS-i janë kryesisht “gra dhe fëmijë dhe vijnë kryesisht nga komuniteti yazidi”, ndonëse gjithashtu përfshihet edhe një numër i vogël nga pakicat e tjera etnike dhe fetare, referohet në një shkrim të “The Indipendent”.

Dëshmitë e detajuara të ekzekutimeve nga të shtënat me armë zjarri, prerjet e kokës, djegiet për së gjalli, përshkruhen në raportin e OKB-së, ku në veçanti theksohet se shkalla e “dhunës gjithëpërfshirëse dhe sistematike” e kryer nga ISIS-i nga maji deri në tetor 2015, është tepërt “tronditëse”.

Raporti është një hulumtim i detajuar për dhunën e kryer nga të gjitha palët në Irak, dhe përfshin vetëm incidentet që OKB-ja ka verifikuar “duke përdorur burime të pavarura dhe të besueshme”. Aktivitetet e grupit në Siri, ku ka më pak qasje për vëzhguesit e OKB-së dhe ku ISIS-i kontrollon ngastra të mëdha të tokës, nuk janë përfshirë në këtë raport, transmeton “Zëri” Raporti më i ri i OKB-së paraqet potencialisht majën e ajsbergut për viktimat civile në konfliktin e gjatë dhe të përgjakshëm të Irakut.

Skllavërimi i popullit Yazidi është ndër krimet e dokumentuara më të rënda të ISIS-it. OKB-ja thekson se përderisa besohet se rreth 3,500 pjesëtarë të pakicave etnike dhe fetare janë duke u mbajtur si skllav në veri të Irakut, raportet individuale të abuzimeve kanë pësuar rënie gjatë vitit 2015. Kjo për faktin se “është e mundshme që shumica e anëtarëve të këtyre komuniteteve të vendosura në zonat e kontrollit nga ISIS-i tashmë janë vrarë, rrëmbyer ose kanë ikur”, thuhet në raport.

OKB-ja thekson se ishte në gjendje për të verifikuar raportet se më 21 qershor të vitit të kaluar, nga 800 deri në 900 fëmijë u grumbulluan në Mosul dhe u rrëmbyen për trajnim ushtarak. Raporti më tej shkruan se ata të cilët nuk pranuan urdhrat nga ISIS-i u rrahën, u torturuan apo u përdhunuan.

Në gusht të vitit të kaluar, sipas OKB-së: 18 fëmijë ushtarë u vranë nga ISIS-i për shkak se ikën nga vija e frontit në provincën Anbar dhe u kthyen në shtëpitë e tyre në Mosul. Në një incident tjetër, ushtarët fëmijë u detyruan për të ekzekutuar 15 luftëtarë të ISIS-it, të cilët kishin dezertuar nga luftimet apo kishin humbur betejat.

Në një deklaratë, shefi për të drejtat e njeriut pranë OKB-së, Zeid Rad el-Hussein, tha: “Edhe shifrat e publikuara rrëqethëse të viktimave nuk reflektojnë saktësisht vuajtjet e tmerrshme që po përjetojnë civilët në Irak”. “Shifrat përfshijnë ata që u vranë apo u gjymtuan nga dhuna e hapur, por shumë të tjerë kanë vdekur nga mungesa e qasjes në ushqimin bazë, ujë apo kujdes mjekësor”. Ai shtoi se raporti nxjerr në pah “tmerrin” nga i cili refugjatët irakianë janë përpjekur për të shpëtuar kur ikën në Evropë dhe rajone të tjera.

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Irak, Jan Kubis, tha se “fatkeqësia e quajtur ISIS po vazhdon të vrasë, gjymtojë dhe të zhvendosë mijëra civilë irakianë, duke iu shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme”. Ai u bëri thirrje “të gjitha palëve në konflikt për të siguruar mbrojtjen e civilëve nga efektet e dhunës”.

Next Post

Ndërpritet ndeshja, në fushë kalon plaka me bastun (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In