Claudio Ranieri është duke marrë në konsideratë propozimin që të jetë trajner i Meksikës për Botërorin 2022, shkruajnë mediat sot.
Sipas ueb-faqes, esto.com federata ka bërë ofertë për ish trajnerin e Romës, Juventusit, Interit dhe Chelseat, i cili bëri sensacion duke fituar titullin e Premier Ligës në Angli me Leicester City.
Ranieri e la rolin e trajnerit në Ligue 1 sezonin e kaluar pas një përleshje që pati me presidentin e klubit. Kjo do të ishte hera e dytë e italianit që merr në menaxhim një Kombëtare, pas zhgënjimit të tij me Greqinë.
Kjo përvojë zgjati nga korriku në nëntor të 2014, ku ai pësoi tri humbje dhe një barazim me kombëtaren greke, përgatiti “GazetaExpress”.