• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Zgjedhjet në Kavajë do bëhen edhe pa PD-në, t’a harrojnë qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve. Bujrum për dialog

by Java News
26/03/2017 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama, gjatë “komunikimit javor” në facebook ka deklaruar edhe njëherë prerazi se nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as shtyrje të zgjedhjeve, por i beri ftese PD-se per dialog. Kryeministri, në komunikimin e kësaj jave foli për zgjedhjet në Kavajë. Ai ripërsëriti edhe njëherë se zgjedhjet do të bëhen me apo pa PD-në duke kërkuar që Partia Demokratike ta harrojë shtyrjen e zgjedhjeve.

“I bëj thirrje PD-së ta rishikojë vendimin e saj për zgjedhjet në Kavajë. Pd te mos lere demokratet e Kavajes pa kandidat”, tha Rama në komunikimin e tij javor, këtë të diel.

Rama theksoi se projektet e rilindjes do të vijojnë këtë qytet. Kryeministri pohoi se pas 25 vitesh rrëmujë, më në fund po bëhet shtet. Sipas tij, kemi më shumë vende pune sot se dje dhe do të ketë akoma më shumë nesër.

Kreu i qeverisë përsëriti se kriza e PD nuk do të kthehet në krizë të shqiptarëve.

Rama tha se qeveritë zgjidhen nga populli, jo nga çadra e protestave. “Nuk luajmë me dinjitetin e shqipërisë. E shkuara nuk do përsëritët më. E ardhmja do vendoset më 18 qershor”, deklaroi Kryeministri.

Pjesë nga fjala e Ramës

Në Kavajë projekti i rilindjes do të vazhdojë. PD u shpreh se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, por e ftoj te rishikoje qendrimin. PD te mos lere demokratet e Kavajes pa kandidat. Si për Shqipërinë, kemi bërë shumë edhe për Kavajën. Reformat e thella për të bërë shtet do të vazhdojnë në një vend rrumpallë 25 vjet. Sot çdo shqiptar nuk e vë më në diskutim që duhet të paguaje taksa. Policia e shtetit është në krye të detyrës, u shërben cdo qytetari,nuk është në gjunjët e disa politikanëve e gjyqtarëve të korruptuar. Vetingu kusht për rritjen e investimeve në vend. Ka ende shumë shqiptarë të varfër dhe të papunë. Pavarësaisht se është bërë shumë, jam i vetëdijshëm për problemet. Reformat tona do të ecin përpara edhe më shpejt. Shqipëria që duam është Shqipëria e të ardhmes. Thirrje pd, burëm, të dialogojmë për cdo mekanizëm që i duhet pd për të garantuar zgjedhjet. Qëndrimi im i pa ndryshuar. Pd ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve. Qeveritë zgjidhen nga populli, jo nga cadra e protestave. Nuk luajmë me dinjitetin e shqipërisë. E shkuara nuk do përsëritët më. E ardhmja do vendoset më 18 qershor. Duam SHQIPËRI me shtet, punësim dhe ardhëmëri dhe për këtë do bëjmë çdo gjë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154596418281523/

a.ç

Next Post
Detajet/Si tentoi sigurimi rus të organizojë grusht shteti në Malin e Zi

Detajet/Si tentoi sigurimi rus të organizojë grusht shteti në Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com