• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama vlerëson Veliajn: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet

by A R
03/02/2025 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet dhe mbështetja jonë”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren Ogerta Manastirliu morën pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 në Qytetin Studenti, të cilat tashmë janë me kushte bashkëkohore.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi transformimin që ka pësuar Tirana dhe ndikimin e saj në imazhin e Shqipërisë. “Është gjithmonë krenari kur dëgjon nga ata të cilët vijnë këtu për herë të parë fjalët më të jashtëzakonshme për atë që gjejnë këtu në Tiranë, për arkitekturën, për pastërtinë, për energjinë e qytetit, dhe mbi të gjitha për perspektivën e këtij qyteti. Sigurisht, kjo vlen shumë më tepër se sa për t’u kënaqur, për t’u inkurajuar dhe për t’u frymëzuar që kjo punë e madhe të vazhdojë”, theksoi ai.

Rama vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës në zhvillimin e kryeqytetit. “Duhet të jenë të gjithë të bindur se për qeverinë tonë dhe mua personalisht, Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet, dhe mbështetja jonë në këtë aspekt ka qenë, është dhe do mbetet një mbështetje prioritare, sepse për ne ka shumë rëndësi që ky partneritet të vijojë të prodhojë sukses, dhe ka shumë mundësi që kjo punë të vazhdojë të jetë komplementare, sepse Bashkia e Tiranës nuk është një bashki si të tjerat: Është metropoli i Shqipërisë dhe duke pasur edhe këtë sukses ekonomik në Tiranë, ka edhe kapacitete për të bërë hapa shumë më të mëdhenj se të tjerat dhe në një farë mënyre për të udhëhequr me shembullin e saj në rrugën ku edhe të tjerët do hyjnë hap pas hapi”, deklaroi Rama.

Një tjetër iniciativë e rëndësishme që Rama përmendi ishte mbështetja për pensionistët përmes aboneve falas të financuara nga Bashkia e Tiranës. “Kështu, abonetë për të udhëtuar falas për pensionistët, të mbështetura dhe financuara drejtpërdrejt nga Bashkia e Tiranës, janë një hap që shkon në drejtimin e duhur, sepse ato në fakt janë abone për pensionistët për të mos nxjerrë pensionistët lek nga xhepi dhe për të mos paguar nga pensionet e tyre. Por, nga ana tjetër, janë abone për të cilat paguan Bashkia e Tiranës, paguajnë taksapaguesit, paguajnë ndërtuesit, të cilët i paguajnë kësaj bashkie taksat më të larta. Se është kollaj të flasim ky po ndërton, ai po ndërton, por nga ana tjetër, ne duhet të shohim se sa gjëra marrim mbrapsht, jo thjesht në aspektin e transformimit që askush nuk mund ta imagjinonte dhe nuk e imagjinojnë të huajt që vijnë dhe të huajt nga të gjitha kategoritë”, shtoi ai.

Ndër projektet e reja, Rama theksoi dhe nismën për ofrimin e ushqimit të drekës në shkollat 9-vjeçare, një program që synon të ndihmojë familjet dhe të krijojë një komunitet më të fortë social mes fëmijëve.

“Do vëmë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës. Dhe të krijojmë mundësinë për të pasur më shumë komunitet në sensin më shumë jetë të përbashkët edhe sociale mes fëmijëve për të pasur më shumë aktivitete që prindërit në momentin që lënë fëmijën në mëngjes në shkollë të mos e kenë kokën mbrapa dhe të mos detyrohen pastaj, të merren vesh me njëri tjetrin, kush do e lëri punën për të shkuar për ta marrë fëmijën për ta çuar në shtëpi etj, etj, po të bëjnë punën e tyre me orë të plota dhe nga ana tjetër patjetër dhe për të lehtësuar nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që nuk e kanë shumë të lehtë jetën e tyre të përditshme ekonomike”, theksoi kreu i qeverisë.

Next Post
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Gabimi i Berishës

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    Hahaha i duhet për fushatën elektorale,Erion Veliaj…deri dje i priste dhe foton…Ky Tradhtar kryeministër…. Edi Rama…

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In