• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama vizitë në kishën e Selenicës: Ulje e çmimit të energjisë për objektet e kultit

by A R
27/03/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Objektet e kultit në vend do të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo me tarifa biznesi si deri më sot.

Kjo nismë e qeverisë për të lehtësuar objektet e kultit në veprimtarinë e tyre, u njoftua nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që bëri në kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Kryeministri Rama u prit nga atë Spiro Bulika dhe shumë besimtarë.

“Ne do bëjmë një ulje të tarifës së energjisë për të gjitha objektet e kultit, sepse në fund të fundit janë familje besimtarësh dhe do paguajnë si familje. Kjo besoj do lehtësojë shumë nga ana financiare gjithë institucionet e kultit”, shpjegoi Kryeministri thelbin e nismës.

Mbi njëmijë objekte kulti edhe pas mbi dy dekadash rindërtimi mbeten të palegalizuara. Kisha Shën Athanasi në Selenicë është një ndër to. Në vitin ’67-ë, ajo pësoi fatin e të gjithë objekteve të tjera të kultit në vend. Por absurdi vazhdoi edhe pas viteve ’90-të, kur kisha u rindërtua dhe restaurua, por gjatë gjithë kësaj periudhe pa mundur të legalizohej. Kryeministri Rama i dorëzoi atë Spiros, lejen e legalizimit të kishës.

“Erdhëm t’i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra. Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet. Por nuk i bënë ato,” – u shpreh Kryeministri.

“Sot u vu në vend një padrejtësi shumëvjeçare e regjimit të kaluar. Sot kemi fatin që ta bëjmë kishën me letra. Ju faleminderit! Kjo kishë është ndërtuar në 1812-ën, por në 67-ën u shkatërrua pjesërisht. Ka qenë me afreske, me ikona murale, nga më të bukurat në Shqipëri dhe u shkatërrua. Pas 90-s, me ndihmën e komunitetit vllah të Metsovës filloi restaurimi dhe u bë kjo që është”, u shpreh atë Spiro.

“Si kudo, edhe në Selenicë legalizimi i shtëpive në 8 vitet e shkuara ka qenë thuajse i papërfillshëm. Tashmë, ky proces ka përfunduar plotësisht në Selenicë. Nga 4 legalizime që ishin bërë në 8 e më shumë vite deri në 2013-ën, ne i përfunduam dhe 435 shtëpi janë tani pronë e patundshme e banorëve. Më në fund, gjithë gjaku, djersa, mundi i të gjithë atyre që në emigracion kanë punuar për të ndërtuar shtëpi, është bërë një kapital në shërbim të familjeve”, tha Kryeministri Rama./a.m.

Next Post
Tatimet: Rritet numri i bizneseve debitore, 18 159 subjekte nuk paguajnë detyrimet tatimore

Amnistia për borxhet tatimore shtyhet deri në 31 Dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika popullore e protestës

Për Gjykatën e Dhomës së Gjumit, që e kemi shpikur

October 1, 2026
Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

October 1, 2026
“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

October 1, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

October 1, 2026
Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
Elbasani ‘fole’ prostitucioni, rritet numri i grave që vijnë nga Spanja e Kolumbia

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze! Merrnin apartamente e banesa me qira ditore

October 1, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Jo një proces formal”- Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

October 1, 2026
Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

October 1, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

October 1, 2026
Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com