Kreu i ekzekutivit mësohet t’i jetë drejtuar kryesisë së Kuvendit për një takim me Ilir Metën. Mediat bëjnë të ditur se takimi ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ndërsa detajet pritet të dalin në orët në vijim.
Takimet mes dy drejtuesve të mazhorancës janë bërë të shpeshta kohët e fundit, ndërsa ky i sotmi pason ndryshimin në qeveri të ministrit të Drejtësisë.
Dje, kreu i LSI deklaroi se dorëheqja e Naços i hap rrugë ndryshimeve në qeveri, por nuk dihet nëse tematikë e takimit të sotëm kanë qenë ndryshime të tjera të mundshme.