• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedyt dhe Kingut?

by S T
31/01/2025 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri ditë pasi mori mandatin, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me vrasjet e presidentit John Kennedy, vëllait të tij më të ri, senatorit Robert Kennedy dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Martin Luther King, Jr.

Këta tre burra ishin në mesin e individëve më me ndikim në vitet ’60 dhe vrasjet e tyre, që supozohet se u kryen nga sulmues të vetëm, ka bërë që të ngrihen disa teori konspirative që ende e mbërthejnë shtetin gjashtë dekada më vonë.

Ndoshta asnjë vrasje në historinë e Shteteve të Bashkuara nuk është analizuar e diskutuar më shumë sesa vrasja e presidentit Kennedy, që u qëllua për vdekje më 22 nëntor 1963, teksa po udhëtonte përmes Dallasit i ulur në ulësen e pasme të limuzinës presidenciale i shoqëruar nga gruaja e tij dhe guvernatori i Teksasit, John Connally, i cili ishte i ulur përpara.

Lee Harvey Oswald, ish-ushtar që kishte jetuar për një kohë të shkurtër në Bashkimin Sovjetik, u akuzua se vrau Kennedyn me një armë zjarri nga kati i gjashtë i një librarie të një shkolle të Teksasit. Para se të mund të gjykohej, Oswald u vra nga Jack Ruby, pronar i një klubi nate në Dallas, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të dërgimit të tij në një burg tjetër.

Një komision qeveritar më 1964 erdhi në përfundim se Oswaldi kishte vepruar i vetëm kur vrau Kennedyn. Megjithatë, shumë njerëz vunë në dyshim konstatimin e komisionit – që e quajtën me përbuzje “teoria e plumbit magjik” – se një plumb i vetëm kishte goditur Kennedyn nga pas, i kishte dalë nga qafa, e kishte goditur Connallyn në shpinë, duke depërtuar përmes kraharorit të tij e kishte goditur dorën e tij dhe më pas plumbi kishte përfunduar në kofshën e tij.

Shumë nga personat që e kundërshtojnë teorinë e një plumbi të vetëm, pretendojnë se edhe një sulmues tjetër ishte i pozicionuar në nivelin e rrugës përgjatë rrugës nga kalonte limuzina, në një vend që njihet si “Grassy Knoll”.

Teori të ndryshme të konspiracionit janë paraqitur se kush qëndronte prapa vrasjes së Kennedyt, duke përfshirë edhe zyrtarë të CIA-s, kubanë në mërgim, qeverinë sovjetike dhe mafian amerikane. Vendimi i Qeverisë për të mbajtur sekret materiale të caktuara përgjatë viteve vetëm sa ka ushqyer besimin në një konspiracion.

Në njoftimin për vendimin lidhur me deklasifikimin e dokumenteve të mbetura, Trump tha se dëshiron që të bënte të qartë detajet lidhur me vrasjen e presidentit Kennedy, vëllait të tij dhe Martin Luther Kingut. Senatori Kennedy ishte qëlluar për vdekje në një hotel në Los Anxhelos më 1968, ndërkaq King u vra nga një snajper teksa po qëndronte në ballkonin e dhomës të tij të motelit në Memfis.

“Familjet e tyre dhe populli amerikan meritojnë transparencë dhe të vërtetën. Është në interesin kombëtar që më në fund të publikohet pa vonesë çdo dokument lidhur me këto vrasje”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trumpit.

Filmi i vitit 1991, JFK, i regjisorit Oliver Stone, ringjalli interesin kombëtar për vrasjen e Kennedyt dhe shtoi më shumë dyshime te popullata mbi versionin zyrtar të ngjarjeve.

Filmi përshkruan hetimin e vitit 1969 lidhur me vrasjen e presidentit Kennedy nga prokurori i qarkut të Nju Orllinsit, Jim Garrison, i cili besonte se Oswaldi ishte thjesht një “kurban” i një konspiracioni më të gjerë për të vrarë presidentin.

Zemërimi kombëtar që u nxit nga filmi, pjesërisht e shtyu Kongresin që të kalonte Ligjin për mbledhjen e dëshmive të vrasjes së presidentit John F. Kennedy në tetor të vitit 1992. Ky ligj kërkonte që të gjitha dokumentet lidhur me vrasjen e presidenti Kennedy të publikoheshin plotësisht deri më 26 tetor 2017. Përjashtime u bënë për dokumente që mund t’i shkaktonin dëm ushtrisë, agjencive të inteligjencës apo raporteve me jashtë.

Ligji po ashtu urdhëroi që të gjitha materialet lidhur me vrasjen të ruheshin në një koleksion të vetëm në Arkivat Kombëtare në Uashington. Koleksioni sot ka mbi 5 milionë faqe të dokumenteve, fotografive, videove, audio-incizimeve dhe artefakteve.

Trump ishte në mandatin e tij të parë presidencial kur skadoi afati për publikimin e të gjitha materialeve. Megjithatë, ai dhe pasardhësi i tij, Joe Biden, shtyn deklasifikimin e dhjetëra mijëra dokumenteve duke pritur një rishikim të mëtejmë, sipas rekomandimit të FBI-së, CIA-s dhe agjencive të tjera të sigurisë kombëtare amerikane. Ndërkohë që këto rishikime po bëheshin, presidentët miratuan publikimin e më shumë dokumenteve.

Në qershor të vitit 2023, Biden njoftoi për përfundimin e fazës së fundit të programit të deklasifikimit, pasi administrata e tij publikoi mbi 15.000 dokumente.

Administrata Biden tha se 99 për qind e të gjitha materialeve ishin publikuar, por u bëri thirrje agjencive të vazhdonin të deklasifikonin dokumentet e mbetura – që vlerësohet të jenë rreth 4.000 – sipas nevojës.

Urdhri ekzekutiv i Trumpit potencialisht mund ta përshpejtojë këtë proces. Urdhri udhëzon drejtorin e inteligjencës kombëtare dhe prokurorin e përgjithshëm që të paraqesin një plan brenda 15 ditësh për “publikimin e plotë” të dokumenteve që lidhen me vrasjen e Kennedyt. Ai po ashtu bën thirrje për paraqitjen e një plani për publikimin e të gjitha dokumenteve për vrasjen e Robert Kennedy dhe Martin Luther King.

Shumica e dokumenteve që ende nuk janë publikuar janë nga CIA. Agjencia mund t’i ketë mbajtur sekret këto dokumente, pasi ato mund të përmbajnë emra të burimeve që ende janë gjallë, mund të zbulojnë metoda për mbledhjen e informacionit ose të tregojnë për vlerësime të dyshimta.

Në një intervistë për kanalin televiziv FOX, James Robenalt, i cili ka shkruar lidhur me vrasjen dhe nuk beson se Oswaldi veproi i vetëm, tha se dokumentet e mbetura mund të përmbajnë “shumë gjëra interesante” rreth mënyrës se si CIA e kishte ndjekur Oswaldin disa muaj para vrasjes së presidentit Kennedy.

“Është si të bashkosh të gjitha copëzat, është lidhja e gjërave”, tha ai, duke shtuar se mund të jetë diçka “që ne as që e dimë dhe që do të dalë në dritë” nëse të gjitha dokumentet publikohen.

Megjithatë, Gerald Posner, autor i një libri mbi vrasjen dhe person që beson se Oswaldi ishte sulmues që kishte vepruar vet, tha se nuk pret ndonjë befasi të madhe nga materialet.

“Nuk mendoj se ajo që shumica e amerikanëve po presin një dokument që do ta kthente përmbyste gjithë rastin dhe do të thoshim ‘ja kush e vrau Kennedyn, se ishte vërtetë pjesë e qeverisë sekrete dhe ja ku janë njerëzit e përfshirë’, kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Disa analistë kanë sugjeruar se nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv për këtë çështje është që Trumpi t’u tregojë mbështetësve të tij se po vepron me shpejtësi për premtimet e bëra në fushatë. Ky ishte një ndër dhjetëra urdhra të nënshkruar në ditët e para pasi bëri betimin si president.

REL

Next Post
Kishte paditur për shpifje Berishën, pushohet çështja e nisur nga avokatja Teodoresku

Propozimi i Berishës për dy gjinitë, avokati: Është kartë e djegur, Trump nuk ia heq non-gratën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reuters: Me rikthimin e Trump, dyfishohen vdekjet në qendrat e emigrantëve (Shifrat që hapin debat)

Reuters: Me rikthimin e Trump, dyfishohen vdekjet në qendrat e emigrantëve (Shifrat që hapin debat)

June 18, 2026
Tetori me çmime më të larta, Eurostat: Argëtimi dhe ushqimet…

Europianë vetëm te çmimet: Ushqimet në Shqipëri, 3% më të shtrenjta se mesatarja e BE

June 18, 2026
Europa “mbyll dyert” për emigrantët? Kampe jashtë BE-së dhe deportime të shpejta

Europa “mbyll dyert” për emigrantët? Kampe jashtë BE-së dhe deportime të shpejta

June 18, 2026
Kolumbia mposht me lehtësi Uzbekistanin, Gana fiton në minutën e 95

Kolumbia mposht me lehtësi Uzbekistanin, Gana fiton në minutën e 95

June 18, 2026
SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje paraprake, hapet rruga për negociata 60-ditore mbi programin bërthamor

SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje paraprake, hapet rruga për negociata 60-ditore mbi programin bërthamor

June 18, 2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

June 18, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat

June 18, 2026
Nga interpelancat te Kodi Rrugor dhe energjia, ja çfarë pritet në seancën e sotme të Kuvendit

Nga interpelancat te Kodi Rrugor dhe energjia, ja çfarë pritet në seancën e sotme të Kuvendit

June 18, 2026
Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Deklaratat e Koçekut për kërcënime nga një grup kriminal/ Klosi: Duhet denoncim në organet ligjzbatuese

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In