• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i Berishës për dy gjinitë, avokati: Është kartë e djegur, Trump nuk ia heq non-gratën

by S T
31/01/2025 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgatitja e partive të vogla opozitare për zgjedhjet e 11 majit u diskutua në ‘Studio Live’ me kreun e Partisë Konsevatore, Kujtim Gjuzi, avokatin Zaçe Islami dhe Sidi Hasanaj nga demokratët euro-atlantikë.

Gjuzi komentoi për Arbër Hitajn edhe propozimin e Berishës për dy gjinitë. Sipas tij, Berisha po kopjon Trump, por në grupimin e tij ka njerëz që mbështesin lëvizjen LGBT, duke përmendur me emrin Gazment Bardhin.

‘PKK ka udhëhequr koalicionin në 2021, janë tjetërsuar 83 mijë vota. Lulzim Bashës kam thënë i është vjedhur karrigia e kryeministrit. Kemi bërë të pamundurën. Ne menduam që një grupim dhe një tjetër që udhëhiqet nga Berisha, nëse nuk bëhen bashkë të gjithë grupet atëherë Rama i ka marrë zgjedhjet. Kemi bashkëbisedime, por nuk mund të shesim partinë dhe të themi që do bëjmë liderin zëvendësin e Bashës. Partinë nuk e merr dot. Në bashkëbisedim ka pasur ide si duhet të dilet në një koalicion. Ka ndryshuar gjithçka. Berisha ka 400 mijë vota.

Na pëlqen s’na pëlqen, është varianti i Trump. Berisha nuk mund të jetë lideri i një katundi. Shqipëria është nga të parët vende në Evropë. Berisha ka unin e tij. Uni i tij e ka dërguar deri këtu që udhëhequr PD-në që nuk është parti konservatore. Është parti liberale. Ka kreun e grupit mbështetës të LGBT, plus 5 drejtues qarqesh janë njerëz të Soros. Plus një zë shumë afër. Korçë, Berat, Fier, Durrës, Tiranë, gjeji emrat. Do shkosh në protestë, nuk del kollaj Tirana në protestë. U fut në konflikt me Xheni Karajn. Vajza e Bim Karajn, që i hidhte pëllumbat Berishës kur dilte në mitingje. Nëse ka një organizim, unë nuk pranoj molotovin. Po protestë të fortë.’

Avokati Islami i përmendi Berishës ligjin e 2010 kur ishte kryeministër për martesat e së njëjtës gjini. Sipas tij, non grata nuk do ti hiqet sado të përsërisi Trumpin.

‘Jam me partinë Shpresa Demokrate shqiptare. Të gjithë këto që bëjnë këto, bëjnë për të mbajtur elektoratin. Demokratët duhet ta kuptojnë se Berisha është letër e djegur. Nuk vjen më në pushtet. Nuk hiqet non grata. Nuk ia ka dhënë Trump. U mor një vendim, u mblodhën fate dhe prova, nuk hiqet. I drejtohem Berishës, në 2010 ke miratuar ligjin e martesës burrë me burrë. Kur gënjeve atëherë apo tani. Nuk mund të na tërheqësh pore hunde. Kjo është një blof i pacipë. Meqë tha Trump del dhe ky tani, është një kopje e shëmtuar e fjalëve të të tjerëve. Opozitës i kanë thënë se nuk e bën dot qeveri teknike. Do bëhet nga forca të tjera më vonë. Të kam thënë se nuk do bëhen zgjedhje. Do ndryshohet kushtetuta do bëhet republike presidenciale, me sekretar shteti, 80 deputetë, 40 senatorë. Do bëhet dhe bashkimi kombëtar. Qeveri teknike dhe zgjedhje me parti që kanë kupola gangsterësh nuk do ketë më.’

Ndërsa Sidi Hasanaj, bën me dije se demokratët euro-atlantikë do bëjnë koalicion shumë shpejt me djathtas 1912 të Alibeajt dhe LZHK-në e Dashamir Shehit.

‘Sidi Hasanaj: po shkohet disa opozita poli centrike. Edhe partitë e reja janë të përçara. Demokratët euro atlantik mendoj se zyrtarizohet marrëveshja me Djathtas 1912 dhe me LZHK e Shehin. Do bëhet një pol që do mundohet të japë seriozitet. Do jetë një pol i disa figurave historike të djathta që kanë një 14-vjeçare beteje me PD-në e madhe. Nuk kanë pranuar diktatin e Berishës. E djathta nuk mund të jetë më me xhaketa të 1992. Që të çlirohet e djathta dhe të sjellë një ofertë perëndimore dhe europiane. Skakiera politike do bëhet e qartë. Ka një risi kjo fushatë. Nuk ka më disa parti majtas djathtas. Por ka një ndarje mes klasës së vjetër dhe të re politike.’

Next Post
Ambasadori i BE ia thotë në sy Spiropalit: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen!

Gara për drejtorin e RTSH, Gonzato: Të ndërtojmë besim dhe të sigurojmë transparencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In