Një ditë para mbylljes së Fushatës elektorale, kryeministri Rama ka lëshuar një tjetër mesazh në rrjetin social Facebook.
Ai ka bërë një video-selfie nga selia qendrore e PS në Tiranë, ku ka thënë se pse duhet votuar PS në datë 25 qershor.
Rama përmes një video- mesazhi në Facebook kërkon mbështetjen e socialistëve të zhgënjyer.
Ai kërkon që t’i japin edhe një tjetër mundësi PS për të bërë ndryshimin që kërkojnë dhe të mos e lënë në mes betejën e nisur para 4 viteve.
Rama tregon historinë e bisedës mes tij dhe një votuesi të PS i cili i shkruante se ai ka votuar PS dhe se Shqipëria sot ka ndryshuar për mirë, por familja e tij nuk është më mirë se në 2013.
Kryeministri i është përgjigjur se duhet të votojmë jo vetem per familjen, por për Shqipërinë më të mirë që çdo familje të jetojë më mirë.
“Beteja jonë nuk ka mbaruar dhe nuk është momenti për t’u larguar, por për të vazhduar luftën për të shkuar më tej dhe arritur më shumë për të gjithë.
Po si mund te jeni më mirë nesër nëse Shqipëria nuk bëhet edhe më e mirë. Cdo abstenim nuk është larje hesapesh, por mbështetje për ata që as të shkon mendja t’i votosh.
Prandaj mos e lini betejën në mes, kjo që kemi nisur është shumë e madhe. Nuk mund të prisnim që për 44 muaj të shëronim të gjitha.
Forca dhe mos më lini peng të partive që e duan pushtetin si tepsi” shprehet ndër të tjera Rama./a.ç
Ja videomesazhi i plotë: