• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mashtruesi i etur për destruktivitet

by Bajram Peçi
05/10/2024 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

E ka në gen shkatërrimin, që orvatet në kushtet e të ndodhurit “Nongrata” dhe nën hetim kriminal, t’ja imponojë politikës e klimës shqiptare. Për të arritur destruktivitetin, mundësisht edhe njëherë, siç ua bëri shqiptarëve në vitin 1997, përdor rëndom mashtrimin. Në momentin kur ndjeu në mars të ’97-tës se pushtetin e humbi, karakteri destruktiv i tij e udhëzoi të mos ikte pa shkatërruar shtetin. Dhe ja arriti, e bëri të mundur, duke detyruar shqiptarët të marrin rrugët të tmerruar nga ferri ku mallkimi i tyre, Saliu, i zhyti!

Po citoj në ligjëratë të drejtë, siç Berisha e shqiptoi para atyre 3-4 gazetarëve të familjes, që ai dhe shtypi i tij i quan “Konferenca shtypi”, mashtrimin e fundit: “…21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij”. Bëhet fjalë për kapjen me bllok në dorë.
Nga miqësia Meta-Prifti, prej të cilës rrodhi koalicioni me Berishën dhe ardhje e beftë e tij në pushtet, pasoi një armiqësi që u bë publike. Të gjithë e kujtojnë momentin kur në vitin 2011-të në media u publikua një video e nxjerrë prej një laptopi personal të Dritan Priftit, Ministër i Energjetikës. Në vidio, me bllok në dorë, shfaqej Ilir Meta (në atë kohë zv.kryeministër në qeverinë e Sali Berishës, aleat i tij në koalicion) në zyrën e D. Priftit, të cilit i kërkonte që së bashku të kryenin një aferë korruptive, ku përmendeshin dhe shifra marramendëse.

Shoqëria shqiptare u trondit thellë, politika përmes debateve u fut në një ngërç, që kulmoi me protestën në 21 janar 2012. Kreu socialist Edi Rama kish deklaruar se askush nuk mund ta ndalte zemërimin popullor, ndërsa kryeministri Berisha shantazhonte se nuk do të lejohej shkelja e ligjit dhe se do të ndëshkohej kushdo që do ta shkel! Perfundimi: vrau 4 veta dhe plagosi dhjetra të tjerë me plumb direkt në mishin e protestuaesve, të cilët në asnjë rast dhe askush prej tyre nuk e kapërxeu gardhin mes selisë dhe bulevardit.

U hap padi kundër Ilir Metës dhe u zhvillua një proces gjyqësor. Një natë më parë se Gjykata e Lartë të jepte vendimin, Berisha, me një shishe verë në dorë, enkas e la veten qëllimisht që publiku të informohej për rrugëtimin se po shkonte të darkonte në shtëpinë e Ilir Metës. Mesazhi me shishe ishte për trupin gjykues, shumica e të cilëve, pavarësisht se ishin zgjedhje e krijesa politike të tij, prap nuk mund t’u zihej besë.
Loja e e dy pushteteve nisi e kulmoi me orvatjen për të bërë vidion të pabesueshme. Pse nuk duhej besuar ai regjistrim që Dritan Prifti ia dorëzoi gjykatës, vetëm gjykata e dinte? Prej këtu fillon skuthllëku e mashtrimi dhe një moral i pështirë Gjykatë-Berisha-Meta. U dha pafajësi për Ilir Metën, gjykata e nxori të pafajshëm sepse pseudoekspertët thanë e shkruan se videoja e ekspertuar nuk ishte origjinale, me mundësi që në të të ishte ndërhyrë. Ekspertët që u dhanë përgjigje pyetjeve të Gjykatës, i thanë trupit gjykues se në orën me të cilën pretendohet të jetë kryer videoja, nuk është gjetur asnjë gjurmë e videos “Meta-Prifti (!?)”.

Organi që dha vendimin nuk përfilli as deklarimet nën përgjegjësi të Dritan Priftit dhe as prokurorinë e cila kish plot argumente të tjera që argumentonin krimin e korrupsionit në nivele të larta.
Dritan Prifti, pas vendimit bëri deklaratën sa vijon: “Gjykata e Lartë nëse është e pavarur, e pablerë nga Ilir Meta dhe nëse kërkon drejtësi, duhet të kërkojë një ekspertizë të re nga ekspertë të rinj të huaj. Ekspertiza mos të bëhet nga ekspertë privatë. T’i kërkohet një ose disa vendeve të Bashkimit Europian të bëjnë këtë ekspertizë me policinë e tyre shtetërore dhe shkencore. Kjo ekspertizë duhet të jetë bazë për gjykimin e mëtejshëm të Ilir Metës. Nëse kjo ekspertizë e pavarur, shkencore dhe nga një shtet i BE-së, nxjerr që video është e prekur dhe joorigjinale, unë jap dorëheqjen nga çdo funksion politik e publik, dhe i dorëzohem drejtësisë”.
Deklaratë shumë e qartë, por që nuk u muar parasysh.
Prokuroria, por dhe D.Prifti, më tej i bën me dije gjykatës dhe njëherësh opinionit publik se “ekspertët” e zgjedhur nuk janë ekspertë. Njëri prej tyre ka qenë punonjës operativ i Shërbimit Informativ, i vendosur në Skrapar, pa asnjë farë lidhje me ekspertim vidiosh. Tjetri ekspert na paska punuar në kazino “Rozafa” për të rregulluar makinat e kumarit, kurse eksperti tjetër ka të shënuar në CV e tij eksperiencë pune në bar-bufe dhe dyqan për shitje kompjuterësh. Një prej tyre ka patur një kurs 3-ditor në Rusi.
Me riorganizimin e sistemit të drejtësisë, krijimin e institucioneve kushtetuese SPAK e Vetting, çeshtja mund të ishte rihapur e do dilte në shesh e vërteta, por…Ilir Meta tashmë ishte aleat i Edi Ramës!!!?

Dhe nga që “të paprekshmit” nuk u prekën, këta të padenjë vazhdojnë të na rëndojnë në shpinë e na kërcënojnë paqen publike. Një gangster i tyre me mandat deputeti dje na kujtonte rrëmbimin e armëve. Ndjeksit e Berishës, si ky që do dali i armatosur, i ngjajnë një kopeje. Tundimet e një kopeje që ndjek Saliun e se kush është Sali Berisha, ngjan më mirë ta sjell për lexuesin me fjalët e një përkrahësi e mbështetësi të tij të tanishëm, Fatos Lubonjës! Ja si shprehej dikur për të: “…Ky njeri ka marrë peng politikën shqiptare dhe kërcënon se do bëjë gjëmën, siç ka bërë deri tani, po nuk e lanë në pushtet”. …hëm, Tosi është ky?

Në rrethanat ku ndodhemi, nuk do gjeja një përshkrim më të mirë për ta mbyllur leximin se sa i ndjeri Andrea Stefani ka shkruar kohë më parë: “…Berisha arriti të lidhë fatin e Shqipërisë pas fatit të tij politik. Ashtu si terroristët lidhin një minë pas trupit të një personi. Kushdo që do të tentonte ta cënonte fatin apo pushtetin e Berishës, rrezikonte të hidhte në erë Shqipërinë… Dhe kështu, i lidhur pas Berishës, ka mbetur fati i Shqipërisë edhe sot e kësaj dite”.
Është e njohur se gënjeshtarët dhe mashtruesit dorëzohen më lehtë edhe nëse i kanë lidhjet racore nga perandoria Romake, edhe nëse kanë ndihmuar Skënderbeun! Kështu do ndodhi! Do bëjnë zhurmë, do kakarisin, do pengojnë ndonjë auotambulacë që nxiton te urgjenca, do hedhin dhe bombat molotov dhe…kaq!

Sa do veten Sala nuk do Shqipërinë dhe ska pse ta dojë!? Ai e di se shumica e urren, e quan mallkim. “Pas meje, kiameti”- u ka thënë Sali Berisha të pranishmëve në zyrën e presidentit, natën e 13 marsit të vitit 1997, kur e shndërroi vëndin në shtet të dështuar.

Next Post
“Ndihmë për qytetarët dhe bizneset e dëmtuara”, Çuçi e Vëngu “zbarkojnë” në Vlorë pas përmbytjeve: Situata drejt normalizimit, strukturat në terren

"Ndihmë për qytetarët dhe bizneset e dëmtuara", Çuçi e Vëngu "zbarkojnë" në Vlorë pas përmbytjeve: Situata drejt normalizimit, strukturat në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com