• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amerika ime

by Edison Ypi
06/10/2024 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edison Ypi

Një agjent i CIA-s ka rrëmbyer një vjetnamez. Po i kërkon ti thotë emrat e celulës, përndryshe do e hedhi nga helikopteri në fluturim ku ndodhen të dy. Vjetnamezi nuk ka lidhje me luftën. Nuk di emra vjetcongësh. Agjenti, pasi humb shpresën për listën me emra guerrilasish, e var katunarin vjetnamez kokposhtë, gjysma e trupit jashtë helikopterit. I kërkon të thotë disa emra kot. Çfarë ti vijë ndërment. Lista e rreme i duhet për të raportuar “lart” se ka punuar, s’ka ndejtur kot, ka pasur rendiment. Pasi vjetnamezi nga frika e vdekjes shqipton disa emra, agjenti i CIA-s, vjetnamezin e pafajshëm, e hedh nga helikopteri në xhungël.

Ky episod makabër nga një film amerikan mbi luftën në Vjetnam, për mua që Amerika ime fillon me Kristofor Kolombin, përveç keqardhjes, s’ka ndonjë çudi, në luftëra këto ndodhin. Nga thellësitë shtazarake të natyrës njerzore hera-herës shpërthejnë të tilla llaftarira. Amerika ime bën luftra, bën gabime, bën dhe krime, dhe humb luftra, dhe mirë bën që nuk pendohet as nuk mburret për asgjë.

Për ty, në përfytyrimin tënd të varfër, për shkak të injorancës dhe pamjaftueshmërisë së imagjinatës, nuk dallon fort nga Shqipëria diktatoriale, Amerika jote fillon me diversantat, ata që Sigurimi, filmat, librat, teatrot, thoshin se i hedh Amerika, por në fakt i hidhte Sigurimi dhe Rusia për me i gjet ku ishin e ku s’ishin dhe me i eliminu “armiqtë e brendshëm”, nga episodi rrënqethës me CIA dhe helikopter, ti habitesh, ti thua me vete, si ka mundësi të kenë ndodhur tmerre të tilla. Me fjalë të tjera, për ty, Amerika jote është e rrejshme si Skrapari. Ku edhepse gjatë luftës së fundit s’hyri as italiani as gjermani, e rrjedhimisht s’u bë asnjë luftë, megjithatë Skrapari është plot me rrena për luftën inekzistente, plot me lapidara, meselera, pllaka përkujtimore mermeri ose bronxi, mburrje, dollira, më tepër se në çdo rreth tjetër.
E pra, mua që amerikën time e dua, me ty që Amerikën tënde e shan e mallkon e si lë kusur, na ndan një botë e tërë.

Ti dhe amerika jote, ata si ty dhe Amerika e tyre, jeni të lidhur pazgjidhshërisht me një Amerikë të keqkuptuar, një Amerikë halucinative, një Amerikë inekzistente.
Amerika ime është reale, objektive, një vend me njerëz dhe Histori të madhe, që kanë punuar shumë, janë lodhur shumë, kanë sakrifikuar shumë, në dobi të vetes dhe mbarë njerëzimit, dhe për të gjitha këto meritojnë respekt si njerëz.

Ti dhe ju të Amerikës tuaj jeni viktima të një keqkuptimi kolosal. Në mendjet tuaja të çrregulluara, Amerika gjason me Jugosllavinë, Rusinë, Kinën, që i falin Shqipërisë për të reja ca hedhurina, ca hekurishta, kombinate doku, fabrika çimentoje, dhe të tjera vjetërsira që i kanë nxjerrë jashtë përdorimit se u ka kaluar koha, u japin të hani e të pini, të këndoni, tja merrni valles etj. që ju të rrini duarkryq dhe ata të punojnë për ju në emër të miqësisë mes popujve. O ju shplaftë mortja. Amerika juaj ngjan me një dado që ju mban hopa në prehër, ju ledhaton, ju përkund në djep, ju ushqen me biberon.

Për ne të Amerikës reale përfytyrimet tuaja donkishoteske mbi Amerikën janë broçkulla, janë turpe, janë hilera propagandiatike komuniste. Amerika ska asnjë lidhje me këto çmendurira që ndodhen vetëm në trurin tuaj të kalbur plot me llumra nga nostalgjia dimtatoriale, nga litari që Diktatori la sipër varrit.

Për ne të Amerilës reale, sa i përket mardhënieve mes dy vendeve, Amerika janë përfaqësuesit e saj, ambasadori, ambasadorja. Që, jo ta dyshosh, por në mendje po të rrëshqiti ti përgojosh, je idiot, je shpellar, je kafshë, je shtazë, rrugaç, gdhë, injorant.

Dini gjë ju përgojuesit e neveritshëm të Amerikës tuaj mbi zhvillimet amerikane që tundën botën në fundvitet ’60, kontestimin e luftës në Vjetnam, Woodstockun etj ? Rrok Nocin dini.

Ne të Amerikës tonë dimë shumçka. Ato zhvillime ndalën luftën, zbutën sa mundën egërs…

Next Post
Ndryshon axhenda e protestës së PD: Vetëm Dule e Mediu konfirmojnë pjesëmarrjen

Ndryshon axhenda e protestës së PD: Vetëm Dule e Mediu konfirmojnë pjesëmarrjen

Comments 1

  1. Saliu I-rë çuni Shiqeres says:
    2 years ago

    Ata që thua ti o Ypo, janë anakronikë e demode, si puna e asajë barcaletës të kohës së pordhës që ç’është Amerika, përgjigja ishte HAMERIK…. Se aty e kishin mëndjen, për të ngrënë e për të vjedhur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com