• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama-Veliaj prezantojnë projektligjin për zejtarinë: Mundësi per më shumë për punësim

by
29/04/2015 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veprimtaria në fushën e zejeve do të organizohet me ligj. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ka hartuar një  projektligj i cili për herë të parë synon nxitjen e zhvillimit të zejtarisë nëpërmjet formimit të zanateve dhe pergatitjes së mjeshtrave dhe ndihmesave, si një kërkesë e standardeve të tregut të punës. Drafti është prezantuar sot në një takim të veçantë, ku merrte pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i MSR-së, Erion Veliaj dhe kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi. Në fjalën e tij kryeministri Rama vuri theksin se edhe ky projektligj vjen në drejtimin e duhur pasi kërkon të krijojë një mundësi më shumë për ata të rinjë që kërkojnë një punë të sigurtë. “E pra arsimi professional është një nga përgjigjet e duhura në drejtimin e duhur, duke u hapur të rinjëve dhe të rejave një mundësi të re, një korsi të re dhe për tu thënë se për të patur nesër një punë mësoni një zanat dhe se nëpërmjet zanatit do kesh gjithmonë në dorë një mundësi që se kanë të tjerët, qoftë për tu punësuar diku qoftë për të hapur një biznes tëndin”, – tha kryeministri Rama. Më tej ai shtoi se e keqja më e madhe për Shqipërinë ka qënë varfëria e aspiratave. “Kemi vendosur ta shikojmë të vërtetën në sy, kemi vendosur të përballemi me kancerin e shtrirë në të gjithë sektorët dhe të ushqyeer nga varfëria e aspiratave. Kemi vendosur të mos I mbajmë shqiptarët me gënjeshtra dhe me sheqerin e gënjeshtrave por bashkë me ta të ndajmë të vërtetën e madhe se vetëm ilaçi I hidhur I të vërtetave mund ta shërojë këtë vend dhe mund ta kthejë këtë vend I rënuar në një vend të begatë”, – shtoi kryeministri Rama. Ndërsa ministri Veliaj në fjalën e tij vuri theksin se politika e ndjekur nga qeveria gjatë këtyre 18 muajve ka qënë që tu jap të rinjëve një zanat të çertifikuar, i cili do jetë nesër një garanci më shumë për një punë. “Ne kemi marrë vendime dhe ligje që po na çojnë në drejtimin e duhur, sa i përket punësimit, arsimit professional. Më vjen mirë që edhe ky ligj i zejeve do jetë një ndihmë për sipërmarës dhe shoqata biznesi, por edhe për të gjithë ata që duan të futen në tregun e punës, pasi është mirë që të jesh jesh mjeshtër i diçkaje, sesa çirakë i gjithçkaje. Besoj se po bëjmë një zgjedhje në drejtimin e duhur. Më vjen mirë që një nga punët e fundit në ditët e fundit të ministrisë është ky ligj i zejeve për të ndihmuar sa më shumë njerëz që të punësohen”, – tha ministri Veliaj. Fokusi i projektligjit është rregullimi i ushtrimit të veprimtarisë zejtare, aftësimit dhe kualifikimit profesional në këtë fushë si dhe organizimi i subjekteve zejtare nëpërmjet krijimit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë

Next Post

KM: Rama në Turqi për investime, sekserët morën fund që në 2013

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com