• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KM: Rama në Turqi për investime, sekserët morën fund që në 2013

by
29/04/2015 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministria ka reaguar menjëherë për akuzat e bëra ga Partia Demokratike lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi. Përmes një komunikate për shtyp, zyra e Kryeministrit sqaron se shefi i qeverisë ndodhet për një vizitë njëditore në Stamboll ku do të marrë pjesë në forumin e njohur publik të organizuar nga think tank “Fikir Sofrasi” (Tryeza e Ideve).

“Takimi i sotëm është edicioni i pesëmbëdhjetë i këtij organizimi, ku më pare kanë marrë pjesë si të ftuar nderi autoritete të larta vendase e të huaja në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit. Tema e këtij takimi është “Perspektiva partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë”. Ne takimin e sotëm, ku i ftuari i nderit është Kryeministri shqiptar, do të marrin pjesë mbi pesëdhjetë industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq, në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si edhe rreth njëzetë përfaqësues të medias së shkruar dhe elektronike turke.” thuhet në komunikatën e Kryeministrisë

Sipas zyrës së shtypit të Ramës, kjo vizite e Kryeministrit Rama është në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë në Itali apo Gjermani, për tu takuar dhe nxitur sipërmarrësit e huaj të interesuar për të investuar në Shqipëri.

Kryeministria shpreh keqardhje për akuzat e bëra nga selia blu duke u shprehur se koha e sekserëve që negocionin në hotelet e botës pasuritë e popullit shqiptar për llogari të pushtetit familjar ka marrë fund bashke me atë pushtet në 23 qershor 2013.

“Për të hequr çdo “merak” të Partisë Demokratike vizita e sotme është koordinuar nga konsullata e përgjithshme e Republikës se Shqipërisë në Stamboll dhe njësoj si në të gjitha rastet e mëparshme do t’i bëhet me dije edhe publikut shqiptar përmes kanaleve të informimit publik. Me keqardhjen e zakonshme për fjalorin e ulët nga i cili Partia Demokratike nuk ndalet dot, është e udhës te rinënvizohet edhe sot se koha e sekserëve që negocionin në hotelet e botës pasuritë e popullit shqiptar për llogari të pushtetit familjar që shporri vota e popullit shqiptar, ka marrë fund bashke me atë pushtet në 23 qershor 2013. Por fatkeqësisht ajo kohe është ende në mendjen e atyre që mbajnë peng sot e gjithë ditën opozitën e Shqipërisë, te cilëve u ka ngelur ora tek zullumet e vjetra.” shprehet kryeministria

FOTO

Rama në Stamboll merr pjesë në “Sofrën e Ideve”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot për një vizitë në Stamboll, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri Rama ndodhet në Stamboll me ftesë të drejtuesve të platformës “Sofra e Ideve” e cila drejtohet prej një viti e gjysmë nga Ahmet Arslan.

Platforma “Sofra e Ideve” e cila do të ketë si të ftuar nderi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që nga fillimet e saj njihet për takimet dhe ftesat ndaj shumë intelektualëve dhe drejtueseve shtetërorë turq. Vlen të përmenden takimet me shumë Ministra të Turqisë si dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Turqisë.

Platforma deklaron se është larg ndonjë mendimi apo afrimiteti politik dhe si synim kryesorë ka rritjen dhe zhvillimin e Turqisë.

Ndërkohë nuk ka konfirmim nëse gjatë vizitës së tij në Stamboll, Kryeministri Rama do të ketë ndonjë takim të nivelit të lartë në këtë shtet.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Pëllumbi: Kritikat e Blushit, të tepruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

August 12, 2026
Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com