• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Veliaj do t’i japë Tiranës drejtimin e duhur

by A R
11/03/2016 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mbështet projektet e nisura nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama shprehu bindjen se nën drejtimin e Veliajt, Tirana do të pësojë ndryshime të mëdha. “Të jesh i bindur Fevzi se nën drejtimin e Erionit Tirana do të marrë një drejtim tjetër pas 4 vjetësh agoni. Në mandatin e tij do të ketë ndryshime të mëdha për sa i përket gjelbërimit, pasi me projektet e Bashkisë së Tiranës dhe me mbështetjen e Qeverisë do të ndërtohet edhe parku i Kasharit”, deklaroi Rama.

Ai theksoi madje dhe mbështetjen për projektin e shumëdebatuar të këndit të fëmijëve që do të ndërtohet te Parku i Liqenit duke pohuar se ky projekt dhe disa të tjerë do të rilindin parkun. “Po të them një gjë, ti dhe të gjithë ata që e kundërshtojnë sot, do të jenë të gëzuar kur të çojnë fëmijët në atë park. Do të jenë të gëzuar sepse do të rilindë Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik, Parku Olimpik që ka filluar të ndërtohet, pista për biçikletat dhe shumë projekte të tjera qe do rilindin Parkun e Liqenit”, theksoi kreu i qeverisë.

I pyetur pse mbështet Veliajn, Rama kujtoi se ka një lidhje shpirtërore me qytetin që e ka drejtuar si kryetar bashkie.

Rama komentoi edhe protestat e bëra nga banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri të Tiranës. Ai deklaroi se ky projekt do të vijojë dhe se Bashkia dhe Qeveria do të mbështesin interesin e banorëve që kërkojnë zgjidhje të drejta. “Ky vend ka pasur problem shumë të madh me keqqeverisjen. Me ndërtime pa leje, pa paguar ujë, drita. Njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë zgjidhje të drejta për interesat e tyre dhe Bashkia, Qeveria dhe të gjithë institucionet do t’i mbështesin por jo spekulime dhe provokime të tilla”, theksoi ai.

Next Post

Kinematografia shqiptare në festivalin ndërkombëtar në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In