• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama u përgjigjet qytetarëve: Ekonomia, nafta, azilkërkuesit dhe ndryshimet në qeveri

by
24/08/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Update) Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të qytetarëve në Facebook dhe Twitter, ku ka prekur disa nga temat më të nxehta dhe problematikat e përditshme që shqetësojnë qytetarët. I pyetur në lidhje me zërat që qarkullojnë për ndryshime në qeveri, Kryeministri Rama është shprehur kategorikisht se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Dhe sipas tij, ky kabinet qeveritar është kontrata e tij me popullin, votëbesim i 2013.

“S’ka plan per ndryshime ne kabinetin qeveritar. Ky kabinet eshte produkt i kontrates me popullin shqiptar ne 23 qershor 2013” shkruan Rama

Sa i përket reformës në drejtësi, Rama tha se ajo do të nisë në shtator siç është paralajmëruar dhe nga kjo reformë do të goditet fuqishëm korrupsioni në gjykata, ashtu siç nuk ia ka marrë mendja njeriu.

“Do ta godasim korrupsionin ne drejtesi siç nuk i’a rrok mendja shumekujt brenda apo jashte sistemit.” tha ai

Në lidhje me çmimin e lartë të naftës në vendin tonë krahasuar me vendet e rajonit, shefi i qeverisë u sqaroi se kjo vjen për shkak të taksës së qarkullimit. Rama tha se në ndryshim nga vendet e rajonit, shqiptarët e kanë të përfshirë në çmim taksën e qarkullimit, ndërsa në rajon paguhet veçmas.

“Çmimi i naftes ne Shqiperi eshte si kudo tjeter por tek ne ka brenda edhe taksen e qarkullimit qe gjetke paguhet veçmas. Diferencen e ben fakti se ne rajon taksa e qarkullimit eshte e ndare nga çmimi dhe paguhet veç. Ne Shqiperi paguhet brenda çmimit.” u shpreh Rama

Përsa i përket luftës ndaj evazionit fiskal, Kryeministri tha se ajo do të sjellë rritje të pagave dhe ulje të taksave. Kjo do të arrihet, siç shpjegoi ai në mënyrë që çdo qytetar të marrë kuponin tatimor për çdo produkt që blen. Ndërsa nënvizoi se çmimet nuk janë rritur, por vetëm konsumi.

“Pagat do te rriten kur te ulet informaliteti, kush do rritje page mos te lere kupon pa marre kur blen nje mall apo pi qofte nje kafe. Çmimet ne Shqiperi s’kane pesuar asnje rritje te pazakonshme dhe inflacioni eshte minimal, ndersa konsumi eshte rritur ndjeshem.” shkruan Kryeministri

Kryeministri u shpreh se edhe kontrabanda në dogana është minimizuar ndjeshëm, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës.

“Fenomeni i kontrabandes ne dogana eshte minimizuar ndjeshem, mos degjoni bufat e nates politike! Po sigurisht qe lufta behet perdite.” tha ai

ramaaaa

Sa i përket numrit të lartë të shqiptarëve, Rama tha se pjesa dërrmuese e tyre nuk ikin nga Shqipëria, por janë shqiptarë që kanë qëndruar në Greqi që kanë zgjedhur të aplikojnë për azil në Gjermani.

“Eshte fakt qe dihet tanime dhe nga autoritetet atje se shumica derrmuese e shqiptareve s’jane te ikur nga Shqiperia po nga Greqia! E perseris shumica e shqiptareve qe ikin ne Gjermani jane shqiptare qe ikin kryesisht nga Greqia po jo vetem. Sigurisht dhe nga ketu.” U shpreh Kryeministri në Twitter

I pyetur për të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, Rama tha se zotimin e dhënë do ta mbajë në zgjedhjet e 2017.

Do bejme çmos ta bejme realitet ne zgjedhjet e vitit 2017, si zotim programor i PS dhe LSI po edhe si detyrim kombetar

Ndërsa për Bashkimin Kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri tha se ai ka ndodhur, por se janë vetë qytetarët që do të duhet ta bëjnë realitet me ndërveprime shoqërore.

“Bashkimi Kombetar ka ndodh i dashur mik na takon ne ta bejme realitet te prekshem pa kufij per ekonomine dhe çdo nderveprim shoqeror.” u shpreh Kryeministri

Rama: Më pyesni, përgjigjem në 12:00 në FB dhe Twitter

Konferenca e paralajmëruar e Kryeministrit Rama do të zhvillohet në orën 12:00 të kësaj të hëne. Shefi i qeverisë ka falenderuar të gjithë qytetarët dhe ndjekësit e tij në “Facebook” dhe “Twitter” për pyetjet, si dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë me pyetjet e tyre.

“Sot në 12 konferenca live në FB dhe Twitter, flm për pyetjet e shumta vazhdo e mos harroni në fund ‪#‎PyetKryeministrin‬”, shkruan Rama.

Pas kthimit nga pushimet në Jug të Shqipërisë, shefi i qeverisë njoftoi për konferencën përmes rrjeteve sociale.

“Të hënën, 24 gusht, 12:00, live, në Facebook & Tvvitter, do t’u përgjigjem pyetjeve të miqve të rrjetit social mbi çdo temë të interesit Tuaj; nga beteja madhore që nisim në shtator kundër informalitetit në ekonmi, te çdo sektor e aspekt i punës së qeverisë ku Ju do të keni dëshir të ndalemi. Për të lehtësuar rrugën e komunikimit, pas çdo pyetjeje vendosni #PyetKryeministrin”, shkroi Rama.

Next Post

Muslimanët shqiptarë dhe alkoli, ja shifrat surprizë të anketës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com