• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama u përgjigjet kritikëve për marrëveshjen: Nuk shkelëm kushtetutën, fitorja na shijon me PD përballë

by A R
22/05/2017 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Sauk në një takim me qytetarët. Gjatë fjalë së mbajtur ai u fokusua edhe njëherë tek marrëveshja mes tij dhe kreut të opozitës Basha. Rama deklaroi se me arritjen e marrëveshjes u sigurua pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve. Po ashtu, ai theksoi se marrëveshja nuk shkel kushtetutën dhe asnjë ligj, ndaj dhe sipas tij, e vetmja datë ligjore ishte 25 Qershori.

“Ne arritëm të imponojmë ndryshimet kushtetuese edhe pse nuk kishim shumicën e nevojshme, edhe Vettingun që zhbllokohet. Ja dolëm që PD të kthehet në zgjedhje, se ne kemi thënë gjithmonë, i duam në zgjedhje sepse duam të gjithë qytetarët në zgjedhje. I duam në zgjedhje sepse na shijon më shumë fitorja ballë për ballë se sa duke i lënë në çadër. Ajo që është e rëndësishme është se ne nuk shkelëm kushtetutën, nuk shkelëm as ligje kur shtymë me 1 javë datën e zgjedhjeve, ishte e vetmja shtyrje e mundshme ligjore. Ne besojmë që nëse u themi njerëzve që duam të bëjmë shtet, duhet të jemi të parët që respektojmë ligjin. Nëse u themi njerëzve që jemi të gjithë të barabartë para ligjit, jemi të parët që duhet të sillemi si të barabartë”, tha Rama.

Më tej ai kërkoi votën e qytetarëve për të çuar më tej reformat. Rama tha se nëse nuk duam të çbëjmë atë që është bërë këto vite të votohet PS.

“Nqs ju ka marrë malli për policë që hanë fara, votoni PD. Nëse ju ka marrë malli për një shkollë që mund të merrni diplomë pa frekuentuar, votoni PD. Nëse doni të fillojë historia  e maturës shtetërore që bëhet kopje shtetërore, shkoni votoni PD”, tha Rama më tej.

Kryeministri Edi Rama falënderoi Kreun e Bashkisë Erion Veliaj për transformimin e Tiranës gjatë këtyre dy viteve, duke sjellë një pamje krejt tjetër nga ajo e katër viteve të drejtimit të saj prej Lulzim Bashës. “ E falënderoj që ka ndryshuar Tiranën. Mu kujtua kur vija këtu të bëja fushatë si kryetar Bashkie.  Tani ka ndryshuar çdo gjë prej lali Erit. Luli e mori Bashkisë edhe pse ju nuk ia dhatë. Dhe si gjithmonë gjumë. Nuk punoi krahasuar me lali Erin. Me Veliajn, Tirana ka marrë gjithë ritmin që humbi”, tha Rama.

Kreu i Bashkisë Veliaj vlerësoi kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë për kryerjen e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. “Sot e kemi shumë më kollaj të bëjmë urbanizim, e kemi shumë më kollaj të hedhim asfalt, e kemi shumë më kollaj të bëjmë lulishte, e dini pse? Qeveria e Edi Ramës thuajse ka legalizuar gjithçka, që ishte për të legalizuar në këtë njësi dhe në të gjithë Shqipërinë. Nëse në 4 vitet e Edit si kryeministër u legalizua 10-fish më shumë se ata të tjerët imagjinoni se çmund të bëjmë në 4 vitet e tjera për të përfunduar të gjithë procesin e legalizimeve. Nëse në 4 vite u arrit të zhbllokohet procesi i Vetingut dhe është çështje minutash përpara se Edi Rama të kthehet në Parlament për të votuar vettingunn dhe për t’i dhënë të gjithë shqiptarëve drejtësi”, tha Veliaj, Kreu i Bashkisë kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të votuar PS në mënyrë që të vijojë mbështetjen për investimet në Tiranë.

/a.m.

Next Post
Mbledhja me dyer të mbyllura, Patozi: PD duhet të shkojë në zgjedhje pavarësisht çdo skenari

Propozimet e PD për Kodin Zgjedhor/ 7 vjet burg kush shet dhe blen votën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti i merr jetën gruas në Fushë-Krujë, arrestohet polici

February 2, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026

February 2, 2026
Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

February 2, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

February 2, 2026
Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

February 2, 2026
Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In