• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama “thumbon” BE-në: Turqia na u gjend pranë, jo si disa të tjerë

by Ardit Rada
06/01/2021 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zbuloi disa nga bisedat e zhvilluara sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, gjatë takimit kokë më kokë me të në Ankara.

Mes të tjerash, Rama tha se Presidenti Erdogan ka shprehur gatishmërinë për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e turizmit, shëndetësisë dhe arsimit. Lidhur me këtë, me të qeshur, Rama theksoi se ka vendosur bast me Kreun e Shtetit Turk, pasi ky i fundit ka thënë se brenda tre muajve do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit.

“Jam shumë i kënaqur që presidenti gjatë bisedës shprehu gatishmërinë, jo vetëm me fjalë, për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e turizmit, shëndetësisë, arsimit. Është lajm i shkëlqyer për të rinjtë, që një universitet, sic është ai i Stambollit, do të jetë prezent së shpejti në Shqipëri. Së shpejti, edhe Spitali i Fierit do të jetë realitet. Tani, bastet në Shqipëri dhe Turqi janë të ndaluar, por basti se ky spital do të jetë gati për tre muaj, është një bast shumë i fortë”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se “Falënderoj mikun tim për këtë mikpritje të paharrueshme, edhe pse nuk është hera e parë që unë e vizitoj Turqinë mike. Në këtë mikpritje ne të gjithë së bashku si delegacion mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes të dy vendeve, dy shteteve, dy qeverive. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshme cështjesh, por mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohjen për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëhershëm në mbështetje të Shqipërisë, duke u gjendur në krah të familjeve të goditura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Presidenti Erdogan ishte i pari, që u angazhua publikisht dhe botërisht, për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirjeje të shumë vendeve të tjera, që bënë të mundur mbledhjen e një shume të konsiderueshme për Shqipërinë. Solidariteti i Turqisë mike dhe i presidentit Erdogan nuk është shprehur vetëm kur Turqia nuk ka pasur një problem të vetin, por edhe kur Turqia njësoj si ne u godit nga koronavirusi, presidenti dhe Republika e Turqisë i qëndruan pranë Shqipërisë dhe nuk vepruan si disa të tjerë, që njësoj sic u thanë njerëzve të mbyllen në shtëpi, mbyllën dhe shtetet e tjera dhe ndaluan deri edhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Kjo ka qenë shumë domethënëse për ne, sic është domethënës edhe fakti që sot një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunimi i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në gjithë procesin e kësaj lufte të madhe me këtë armik të padukshëm, pa u kursyer. Besoj që sjellja e Turqisë ndaj nesh dhe qasja e presidentit Erdogan në situatat kur vende si yni gjenden në vështirësi janë mishërimi i fjalës së paharrueshme të Qemal Ataturkut, që thoshte “njerëzimi është një trup i vetëm dhe cdo komb është pjesë e këtij organizmi”. Edhe pse Turqia u godit nga pandemia, kjo nuk e bëri të ndalet për asnjë sekondë projekti që po realizohet me mbështetjen e ministrit, mikut tonë Muratit. Solidarizimi ndaj ngjarjeve të tilla reflektojnë esencën e kësaj marrëdhënie dhe humanizmit, që është në themel të kësaj marrëdhënie. Jam krenar që sot m’u dha mundësia dhe nderi të nënshkruaj në emër të Shqipërisë deklaratën e bashkëpunimit të Këshillit të Nivelit të Lartë, me presidentin Erdogan”./a.p

Next Post
Vdekja e Kujtim Prodanit/ Margariti: Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës

Vdekja e Kujtim Prodanit/ Margariti: Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Ranadan mos e moho BE se tek ajo do shkojme

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In