• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama thotë nëse do një punë…”/ Balla: Gramozi më ka mësuar t’i ngjis shkallët një nga një, se me vrap rrëzohesh

by Java News
07/02/2022 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku morën pjesë në një takim me banorët e rajonit nr 4 në Lushnje, ku prezantuan kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se gjatë periudhës që Eriselda ka drejtuar bashkinë e Lushnjes shumë problematika të trashëguara  filluan të marrin një drejtim tjetër

“Eriselda për mua personalisht është një surprizë e bukur por njëkohësisht ishte një konfirmim i asaj që Edi Rama thotë shpesh: ‘Nëse do të bësh punë lërja grave’ dhe e vërteta është që në 6-muaj të drejtimit të bashkisë nga Eriselda shumë problematika të tashguara në bashki filluan të marrin një drejtim tjetër. U rrit transparenca, u shtuan projektet e reja që bashkia realizonte për të kërkuar financim tek ministria që drejton Belinda, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo shumë agjenci dhe ministri tjera zhvillimi në Shqipëri. Unë jam shumë i kënaqur që për një kohë të shkurtër jo vetëm që kemi përgatitur projektet, jo vetëm që kemi arritur të sigurojmë financimin por po hyjmë në një fazë të re të transformimit të Lushnjes.

Gjëja e parë, të cilën edhe ministria do t’jua konfirmojë, ne kemi folur pa ditur që do të vinte kjo fushatë ne kemi biseduar me ministren dhe me kryeministrin që një prej projekteve që ne presim ta financojmë në bashkinë Lushnje është projekti i madh i unazës, të cilin duam ta shndërrojmë në një rrugë tregtare, e cila do të sigurojë shumë vende pune, por rruga tregtare duhet të ketë trotuare, vijëzime, një rrugë me standarde që të mbrojë këmbësorin por të dhe të drejtat e automjeteve. Ndaj për të gjitha këto ju jap fjalën që do të sigurojmë financimin e Unazës së Lushnjes e cila është një gangrenë e vjetër por që koha për ta ndryshuar ka ardhur tani dhe këtë nuk e lidh me zgjedhjet e 6-marsit por me nevojën e zhvillimit të bashkisë së 7 më të madhe në Republikë. Për ata që nuk e dinë Lushnja është një ndër bashkitë më të mëdha në Republikë dhe si e tillë pa një unazë të qenësishme si ajo që duam të ndërtojmë  do jetë e pamundur të justifikojmë besimin.

Duhet ta kisha filluar me atë që tha kolegia ime Lindita me një falenderim shumë të vacantë për popullin e Lushnjes, janë të rrala Bashkitë që Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë një rezultat konstant dhe pozitiv dhe në lagjen tuaj është edhe më i mirë akoma. Ju falenderoj me gjithë zemër për mbështetjen që i kini dhënë Partisë Socialiste, dua t’ju garantojë që Bashkinë e Lushnjes ne jo vetëm që po e rikthejmë në punë por fakti që në krye të kësaj Bashkie në 6-Mars do të konfirmojmë një vajzë, një grua, një nënë, një motër e cila i ka ngjitur shkallët e karrierës hap pas hapi.

Miku im, Gramoz Ruçi, më ka mësuar një rregull që unë kam filluar ta zbatojë çdo ditë, ngjiti shkallët një nga një sepse po i more me vrap do rrëzohesh dhe e vërteta është që Eriselda i ka ngjitur shkallët një nga një duke i përvetësuar dijet në administratën e qeverisjes vendore por më shumë se kaq duke fituar besimin e atyre që janë donatorët  e huaj.

Është shansi që i kemi të dyja këtu për të kuptuar sesa e rëndësishme është që në 6-Mars ta bëjmë bashkë bashkinë me qeverinë. Imagjinoni sikur në 6-mars ne të mos e marrim seriozisht dhe në 7 mars të ngrihemi me një kryetar bashkie,  një nga ata o i Lulit o i Saliut dhe Ilir Metës dhe që qeveria nuk mund të punojë me ta sikurse nuk gjetëm dot mënyrën për të punuar me Voltana Ademin në Shkodër. Duke mos u zgjatur shumë mbi projektet si edhe të lagjes suaj, që do ta quaja arterien kryesore, por kemi biseduar edhe për sheshet brenda lagjeve, rrugicat brenda lagjeve të cilat nuk janë në gjendjen që do kisha dashur ti gjeja në Lushnje. Që ditën e parë që kam ardhur në Lushnje do kisha dashur të gjeja më shumë punë të kryera por këto kanë qenë mundësitë tona deri tani por besoj dhe e di që ditët dhe muaj në vijim do të na gjejnë me më shumë punë,” u shpreh Balla në fjalën e tij.

Ndërsa ministrja Balluku gjatë fjalës së saj garantoi mbështetje për disa projekte të mëdha infrastrukturore që do të nisin këtë vit në qytet dhe disa fshatra në Bashkinë Lushnje.

“Ne nuk kemi reshtur në asnjë moment duke ngritur kantiere ndërtimi duke investuar në shërbimet bazike, ato që prekin çdo qytetar, kështu që Lushnja do të ketë mbështetje maksimale nga qeveria, këtë e kam mandat të kryeministrit jua them është një nga zonat më prioritare për ne.

Muajin tjetër fillon gara për ndërtimin e “Korridorit Blu”, dhe një nga segmentet më të rëndësishme të këtij korridori i përket nga Rrogozhina në Lushnje për tu lidhur më pas me bypass-in e Fierit. I gjithë ky projekt do të sjell një ndryshim shumë të madh përgjatë autostradës pasi autostrada ekzistuese do të kthehet në një autostradë të kategorisë A, pra një autostradë e shpejtësisë së madhe dhe të ndërtohen rrugët paralele me të, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit. Kudo ku kjo autostradë kalon duke u nisur nga Tirana dhe deri ne bypass-in e Fierit dhe për më tepër kjo do të na detyrojë ne që të futemi dhe në zonat e brendshme duke bërë unazën dhe gjithçka tjetër që do të lidh qytetin e Lushnjes me autostradën.

Përsa tha Taulanti për projektet e huaja, kjo është një zonë e cila ka përfituar projekte shumë të rëndësishëm nga KFW dhe çdo organizatë financiare të tjera të huaja që mbështesin Shqipërinë. Dhe e dini çfarë, ato para janë aty për të gjitha bashkitë dhe nëse në Bashkinë Lushnje ato kanë ardhur kjo tregon se aty ka qenë një staf i aftë i cili ka aplikuar siç duhet dhe e ka ndjekur siç duhet dhe kjo është diçka që Eriseldës duhet tja njohim dhe duhet ti japim mundësinë që të vazhdojë në të ardhmen të ketë këtë lloj atributi dhe të vazhdojë të kontribuojë në qyet”, u shpreh Balluku./m.j

Next Post
Shtëpitë në Athinë fundosen 3 metër nëntokë

Shtëpitë në Athinë fundosen 3 metër nëntokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In