Kryeministri Edi Rama duket i palëkundur në qëndrimin e tij ndaj naftëtarëve të Ballshit.
Ai i bën thirrje sërish atyre që të ndërpresin grevën dhe të ulen të bisedojnë për të zgjidhur problemet e tyre.
Postimi i Kryeministrit Rama në Twitter:
Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht.
/e.rr











