• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama tha se PS s’bën avokatinë e askujt, Kryemadhi e sulmon për Kokën: Të erdhi zëri? Skemë korrupsioni me “ok”-in tënd

by Java News
15/12/2021 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen e inceneratorëve që çoi pas hekurave ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Kryemadhi thotë se kjo aferë nuk mund të jetë vepra e një individi apo e një institucioni të vetëm por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Ajo thotë se nuk mund të ketë VKM që miraton miliona euro brenda ditës pa marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi i bën thirrje institucioneve të zbardhin përgjegjësitë e plota të të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesëmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me ligjin.

“Më në fund pas 24 orësh, i erdhi zëri Ramës dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Mega Afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra e një individi apo institucioni të vetëm, por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar, e realizuar në bashkëpunim mes drejtuesve të shumë institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe lokale.

Vlerësimi, kontrata dhe kthim përgjigje i 10 Ministrive brenda ditës, apo miratimi i VKM korruptive për miratim kontrate për një ditë, nuk ndodh as në shtetin më demokratik dhe funksional perëndimor, e jo më në shtetin e 2-të në botë për perceptimin më të lartë të korrupsionit. Nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa OK e Ramës.

Inkurajoj institucionet të zbardhin përgjegjësitë e plota të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit. Faktet e pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK, mjafton ti lexosh dhe kupton qartë lojën, aktorët dhe rrjedhën logjike të gjithë aferës.

Kjo është sprova më e madhe për drejtësisë e re, e cila ka mundësinë të luftojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës të kupolës së Lartë Qeveritare. Qytetarët vijojnë paguajnë nga taksat e tyre për korrupsionin Rilindas, ndaj pyetja e vetme është kush do të mbajë përgjegjësi për 430 milionë euro të firmosura nga duart e gjata të Ramës? PS: To be continued…”, shkruan Kryemadhi./m.j

Next Post
Skandali/ Drejtori i shkollës së mesme: Nga 240 nxënës, 100 prej tyre nuk dinë shkrim dhe lexim

Skandali/ Drejtori i shkollës së mesme: Nga 240 nxënës, 100 prej tyre nuk dinë shkrim dhe lexim

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Krywmashi ne krye te luftes kunder korrupsionit !O zot na jep durim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte

Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte

September 5, 2026
Krimi makabër në Itali/ Hodhi nga mbikalimi ish-të dashurën dhe më pas telefonoi nënën e tij, në fund vret veten

Krimi makabër në Itali/ Hodhi nga mbikalimi ish-të dashurën dhe më pas telefonoi nënën e tij, në fund vret veten

September 5, 2026
Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

September 5, 2026
Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

September 5, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

September 5, 2026
Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

September 5, 2026
Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

September 5, 2026
Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

September 5, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Arrestimi i Ergys Agasit, gazetari ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

September 5, 2026
Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com