• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama tek “Syri”, si Luli tek Papuli

by Mero Baze
07/05/2020 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shkuarja e kryeministrit Edi Rama në një intervistë në një medie që është pronë e familes Berisha, me të ardhura të padeklaruara, dhe për më tepër me një standart profesional rrënues, natyrisht t’i sjell  zorrët në fyt. Irritimi vjen jo pse flet për një medie kritike me të, se të tilla ai ka shumicën e medies, dhe bën mirë që shkon. Biles nëse ka një alibi përse duhet të shkonte, dhe këtu është pikërisht të qenit edhe medie kritike me të.

Por Syri nuk është medie kritike, por një projekt politik i korrupsionit të vjetër në Shqipëri, korrupsionit të pandëshkuar, dhe mbi të gjitha të trimëruar, që tani i ka ardhur ora të ri-investojë për të qenë faktor në jetën publike.

Këtu nuk e kam fjalën për gazetarët e njohur dhe të panjohur që punojnë aty. Atyre të shkretëve u ka rënë  në pjesë të punojnë gjithë jetën me pronarë të tillë, herë me ata që i akuzonin për drogë, herë me ata që i akuzonin për mafioza, herë me ata që i konsideronin të korruptuar.

Problemi është se ky projekt është projekt politik dhe përveçse është me para të pista e të padeklaruara, që u janë vjedhur nga xhepat shqiptarëve, është një projekt që dëshmon kurajon e krimit të pandëshkuar për të ngritur kokën.

Përfillja e Edi Ramës për këtë projekt, dhe konsiderimi prej tij, i një grupi hajdutësh dhe vrasësish të disa viteve më parë, si faktor politik dhe mediatik, tregon një lloj dorëzimi para tyre.

Ky është i vetmi gabim i rëndë politik dhe moral që Edi Rama bën duke përfillur këtë projekt, ndërkohë që detyra e tij dhe premtimet e tij, kanë qenë për t’i luftuar këto projekte.

Djali i Sali Berishës është njeriu më i pakontrolluar dhe i pahetuar nga administrata e Edi Ramës, për gjoja bizneset e tij, dhe në betejat e tij gjyqësore me një deputet socialist, mjaftoi vetëm një gërmim letrash, që të shfaqeshin dhjetëra hektarë tokë të blera në periferi të Tiranës me emër të tij, ndërkohë që zyrtarisht nuk bën ndonjë biznes, përveçse atyre brekëve që i shet gruaja në Bllok, por që se hap dyqanin kurrë.

Edi Rama nuk duhet ta hetojë atë për hakmarrje, por për detyrim ndaj shqiptarëve, të cilët i kanë dhënë votat për ta ndëshkuar atë më 2013.

E gjitha kjo nuk mendoj se kompensohet me faktin se ai u argëtua me Çim Pekën, e talli, e ekspozoi si injorant, apo e bëri t’i çojë dëm mundin e pyetjeve të hartuara nga familja Berisha. Këtë e ka pas bërë dhe më parë, por të vësh në peshore faktin që ke amnistuar një projekt të korrupsionit të vjetër politik, trimëruar nga pandëshkueshmëria, me faktin se shkove të tallesh me Çim Pekën, është sikur të vësh në peshore faktin që Luli ka marr vilë tek Papuli, me arsyetimin e tij se nuk paguan qira, se e ka falas nga një mik.

Dëmi që i bëhet Ramës dhe kauzës së tij nga “respektimi” i këtj projekti korruptiv politik, është shumë më i madh nga dëmi që i bëhet Cim Pekës pse e ka tallur Rama gjithë kohën. Ashtu si dëmi që i bëhet PD kur Luli shkon merr vilë tek Papuli, është më i madh se sa përfitimi që ka Luli pse nuk paguan qiranë.

Next Post
Ahmetaj me ministrin turk: Ndërtimi i 500 banesave në Laç përfundon në korrik

Paralajmërimi i Ahmetajt: Pandemia do të na shkaktojë mbi 1 miliard dollarë dëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

“Akuza seksiste! Del që unë qenkam shërbëtorja!”, Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

July 9, 2026
FOTO / “Me mikun e çmuar…”, Rama takohet me Erdogan pas Samitit të NATOs-. Ja çfarë thotë Kryeministri

FOTO / “Me mikun e çmuar…”, Rama takohet me Erdogan pas Samitit të NATOs-. Ja çfarë thotë Kryeministri

July 9, 2026
Filmi “The Invite”, një lexim psikologjik: Film për seksin apo…

Filmi “The Invite”, një lexim psikologjik: Film për seksin apo…

July 9, 2026
Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

July 9, 2026
Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

July 9, 2026
Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

July 9, 2026
VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

July 9, 2026
E rëndë në Vorë, 35-vjeçari godet me thikë burrin e hallës

EMRAT / Tragjike në Shkodër! Burri vret gruan me armë zjarri, arrestohet nga Policia

July 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Korrik 2026

July 9, 2026
U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In