Kryeministri Edi Rama foli sot në Asamble edhe për rritjen e pensioneve.
Ai u shpreh i keqardhur që opozita i fyen ata duke i parë si një turmë që e ndjek Partinë Socialiste qorrazi.
Rama tha se vetëm kjo qeveri mund t’i rrisë pensionet dhe për këtë të moshuarit janë të vetëdijshëm.
“Ata i shohin pensionistët si turmë që na ndjek neve qorrazi. Pensionistët nuk u japin atyre ujë në bisht të lugës, por u japin lugën që kur ata të vejnë në shtëpi të kuptojnë që e kanë bosh. Pensionistët e dinë më mirë se o i rrit PArtia Socialiste pensionet, o askush prej atyre që e shohin Shqipërinë si shesh për përsheshet e veta” – tha Rama sot, raporton javanews.al
/a.r