Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër kreun opozitën nga takimi me banorët e Bulqizës.
Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se kanë 10 vite që po kërkojnë largimin e tij dhe thonë Rama ik, por ai është ende në pushtet.
Kryeministri nuk është përmbajtur ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta, të cilin e cilëson përherë si “Likja floriri”.
Ai tha se kur Ilir Meta afrohet duhet të mbash duart në xhepa dhe se PS ka bërë shumë për ta ndryshuar.
“Kanë 10 vite Rama ik dhe ja ku erdha prapë. Si mund ta vënë në diskutim, më kë do të bëjë ai projektet e bashkisë, me non-graten, me Like floririn.
Kur thotë “Likja” duam transparencë, që kur të afrohet “Likja” të mbash duart në xhepa, që ca skemi bërë për ta ndryshuar Liken”, tha ai/m.j