• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Kavaja: Më mirë të më thonë Lali fiku, se Zeni Gërdeci, a Saliu i piramidave apo Meta i 7% dhe i floririt

by Java News
03/05/2023 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me fermerët në Kavajë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se teksa kundërshtarët politikë i duan Bashkitë për të bërë luftë me qeverinë, Partia Socialiste i do Bashkitë për të bashkëpunuar sa më shumë me qeverinë dhe për të bërë punë të mira që e çojnë vendin vetëm përpara.

“Sot jemi në një situatë ku Frida [Krifca] po fliste për sa më shumë punë mund të bëjmë përpara. Ndërkohë, pala tjetër thotë sa më shumë bllokime do kemi. Ne duam që të na dyfishohen investimet e qeverisë. Ne jemi 2 herë mirënjohës për dyfishimin që kishim, por duam nga Frida edhe 2 herë më shumë. Ndaj, ne nuk kemi luftë me qeverinë, ne e kemi bashkëpunim me qeverinë dhe ndaj duam që të shkojmë vetëm përpara. Ne nuk duam që të jemi njerëz që mbushin autobusët për protesta, ne nuk kemi sherr me qeverinë. Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Redi dhe Edi, kur marrin në telefon Fridën, Frida iu kap telefonin dhe iu investon projektet për kanalet, për ujitjen, për vaditjen, për subvencionimin, për ato që janë agroturizma, për ata që financojnë rrënjët, për ata që financojnë produktin. Kjo më intereson, nuk na intereson dikush që ministrja jo vetëm nuk e njeh, por ai ka qëllim që të rrëzojë qeverinë. Ne na duhet një qeveri e fortë që të na ndihmojë 2 herë më shumë seç na ka ndihmuar sot. Kjo është diferenca”, tha Veliaj.

Mandej, për koalicionin e dyshes Berisha-Meta, Veliaj tha se njëri është non-grata, ndërsa tjetri ‘fuksi i lagjes’, që kanë vetëm hallet e tyre dhe nuk kanë asnjë interes të çojnë vendin përpara. Ai tha se Berishën e kanë braktisur edhe demokratët, ashtu siç bënë në stadium.

“Si do na ndihmojë një që është “non grata”? Kishte thënë diçka të bukur Dritan Shano, ka qenë i djathtë gjithë kohën, por duhet t’ia japim meritën: “Edhe Enver Hoxha s’ishte non grata!”. Pra dhe diktatori më i zi që ka pasur Shqipëria, nuk ishte “non grata”. Domethënë, Amerika ka arritur në konkluzionin se rrezik më i madh për Shqipërinë është Saliu, se të gjithë problematikët që kemi pasur. A e kuptoni sa e rëndë është kjo? Saliu nuk kalon dot Rinasin. Është shumë e rëndësishme që ne të ecim vetëm përpara. Saliu është mall skerco. E di që janë hapur këto pikat e grumbullimit, por s’ka pikë grumbullimi që grumbullon Saliun. E patë pikën e grumbullimit? Vajti në stadium, i foli robi 2 orë karrigeve bosh. 22 mijë, është si të dalë njëri prej jush t’u flasë specave në serë. Është si të dalësh në një fushë me grurë dhe t’i bësh leksion grurit.

Doli burri 80-vjeç edhe i bënte leksion 20 mijë karrigeve bosh. E di pse e zbrazën? Sepse edhe demokratët më të flaktë, edhe ata të Kavajës, që kishin ardhur me autobus, vajtën dhe panë stadiumin dhe deri dje u kishte thënë që ky është “stadiumi i krimit”, ky është “stadiumi i mafies”, ky është “stadiumi i Ndragheta-s”, ky është stadiumi i komisar Katanit, ky është stadiumi i Cosa Nostra-s. Çfarë nuk kishin dëgjuar demokratët. Kur vajtën aty bënë fotografi, selfie të gjithë, edhe kur e panë, Saliu e ktheu pllakën, tha: “Ky është “stadiumi i lirisë”, ky është “stadiumi i demokracisë”, ky është “stadiumi i fitores”. Pasi i rrejti dhe demokratët u sollën me dinjitet, e lanë tek pullë vetëm në stadium për t’i dhënë një mësim, që ti nuk na gënjën dot më, ti nuk tallesh dot me ne, ti nuk na përdor dot mish për top, se ne do ecim vetëm përpara”, tha Veliaj.

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se për të është nder të etiketohet si njeri që punon e bën vetëm punë të mira për qytetin.

“Ata vërtetë tallen Lali Fiku, Altini Hudhrave, Edi Peshkut, por është nder për ne kjo lloj etikete. Është më mirë të na etiketojnë me punë se sa me vese. Nuk thotë njeri, siç thonë për ata, Zeni Gërdecit, Saliu i Piramidave dhe 21 janarit dhe Ilir Meta i 7 përqindëshit edhe i floririt. Këta, o vëlla, janë lidhur me Rusinë. Këta janë lidhur me ata që shkojnë mbrapsht. Ne e provuam me forcat tona, 45 vjet, duke i bërë luftë Amerikës. Amerikës sot nuk i bëhet luftë. Ne e provuam o shokë 45 vite, luftë me Amerikën, sherr me gjithë botën e civilizuar. Ne po themi shyqyr që jemi hapur me botën, shyqyr që kemi mundësi të udhëtojmë, shyqyr që tani kanë mundësi që dhe produktet tona të shkojnë kudo. Nuk kemi asnjë kohë për të humbur”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
Gjithçka për një fanellë futbolli: Shqiptari dhunon barbarisht të miturin në Greqi

Gjithçka për një fanellë futbolli: Shqiptari dhunon barbarisht të miturin në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

‘Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës’, Berisha zulmon Zelenskyn: Deklaratë e papërgjegjshme!

August 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 11 Gusht 2026

August 10, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Ndryshimet në Kod, drejtori i Policisë Rrugore: Qëllimi ynë parandalimi i aksidenteve

August 10, 2026
PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

August 10, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

“Kosova ishte e jona dhe ende është!” Vuçiç: Marrja e territorit hapi kutinë e Pandorës

August 10, 2026
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

August 10, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Reformat, keqkuptimi dhe mediokriteti

August 10, 2026
Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

August 10, 2026
Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

August 10, 2026
Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com