Kryeministri Edi Rama e cilëson vendimin për taksimin zero për bizneset e vogla si nxitje për vetëpunësimin.
Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale bën një krahasim mes taksave që paguante një biznes i vogël në dy vitet e fundit, ndërsa vitin tjetër taksat që do të paguajë janë 0.
Referuar fotos së postuar nga Rama, një biznes prodhim dhe tregtim ëmbëlsirash i biznesmenit Kastriot Paja me xhiro nga 0 deri në 2 milionë lekë (të reja) në vit, paguante në 2013, 48 mijë lekë. Ndërsa në 2015 paguante 25 mijë lekë. Ndërsa në 2016, ky biznes do të paguajë 0 lekë.