Kryeministri Edi Rama ka takuar pasditen së mërkurës, Presidentin Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit
Sipas burimeve raportohet se në fokus të bisedës ishin negociatat me Greqinë
Dy figurat kryesore të vendit, kanë biseduar për finalizimin e marrëveshjeve me Greqinë; si Pakti Detar, shfuqizimi i Ligjit të Luftës si dhe çështjet lidhur me të drejtat e emigrantëve atje, por edhe tema të aktualitetit politik .
Takimi mes dy krerëve të lartë të shtetit ka ndodhur jashtë vëmendjes së mediave.
Mësohet se takimi është zhvilluar rreth orës 19:00 dhe ka zgjatur 30 minuta.
Javanews/a.ç