• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia tronditëse/ Adoleshentes shqiptare i ishin hequr disa organe, burg taksistit

by A R
13/06/2018 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Janinës ka vendosur që të çojë në burg një taksist grek i cili po shoqëronte me makinë Kostandina Anagnostin, 16 vjeçaren shqiptare që humbi jetën në vitin 2014, më 15 nëntor.
Ngjarja në fjalë ka risjellë dhe njëherë në memorje momentet e rënda të vdekjes misterioze të 16 vjeçares, e cila kishte ardhur në Shqipëri (Sarandë) për të kryer disa vizita tek mjeku dentist.

Në atë kohë asgjë s’ka ndodhur, por teksa e reja po kthehej drejt Janinës, ajo ka humbur ndjenjat në taksi e më tutje ka shkuar e vdekur në spital.

Ekspertiza mjeko- ligjore u krye në Shqipëri. Analizat nxorrën përfundimin se e reja kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe hetimet u pushuan. Por ka qenë babai i vajzës i cili nuk e ka pranuar këtë rezultat dhe ka vijuar që çështjen ta ndjekë në Greqi përmes një denoncimi e një tjetër autopsie.

Autopsia atje doli në të tjera rezultate. Mjeku grek tha se Kostandinës i ishin hequr organet vitale nga trupi, në një mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standarti të mjekësisë ligjore, duke lënë të kuptohet se trupi i të resë kishte ardhur pa organe në Greqi shkruan Expres.

Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).

Nga ana tjetër, kjo ngjarje ka hedhur dyshime serioze në lidhje me të gjithë dosjen e vdekjes e gjyqit respektiv për 16 vjeçaren. Ende nuk është bërë publike nëse Gjykatës i janë paraqitur prova të reja, pasi ditët e fundit prokuroria e Janinës ka thërritur rreth 7 dëshmitarë për të dëgjuar versionet e tyre mbi çështjen. Po ajo që dihet me saktësi është se Gjykata tashmë ka vendosur që ta çojë në burg taksistin që solli të vdekur në Greqi adoleshenten shqiptare.

Rrefimi i babait të Kostandinës i dhene ne mars te ketij viti pas ekspertizes greke

Profesori Mateos Tsugkas, mjek ligjor në spitalin shtetëror të Janinës, kishte deklaruar se vajza kishte vdekur nga atak kardiak i shkaktuar nga humbje gjaku gjatë një ndërhyrjeje gjinekologjike.

Mjeku tjetër, Theodhor Vuiouklaki, ka dhënë detaje edhe më të frikshme. Babai i Konstandinës, tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin televiziv grek “Të vërteta me Zinën” në Star: “E takova dhe qëndrova duke folur për katër orë me mjekun Vuiouklaki. Më foli me fjalë të thjeshta. Më tregoi se me një thikë të zakonshme, e kanë çarë vajzën time, i kanë hequr mitrën dhe qafën e mitrës”.

Dhe kur e pyeta përse ‘qafa e mitrës?’, – vijon rrëfimin babai, – “ai më tha se do të kishte përfunduar në ulërimë dhe shtoi: Ata i hoqën të gjitha gjenitalet e saj në mënyrë që të mos zbulohej ndërhyrja dhe shkaku i vdekjes”. Babai citon mjekun të ketë shtuar se po ashtu vajzës i janë hequr pjesë të trurit dhe gjuhës./a.m.

Next Post
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Të çelen negociatat me Shqipërinë por me kusht

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Të çelen negociatat me Shqipërinë por me kusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani paralajmëron Europën për bazat amerikane! Ministri i Jashtëm i drejtohet Bullgarisë dhe Qipros

Irani paralajmëron Europën për bazat amerikane! Ministri i Jashtëm i drejtohet Bullgarisë dhe Qipros

July 31, 2026
Thyen masën “arrest në shtëpi” dhe shkuan për të vjedhur nga Tirana në Vlorë, arrestohen dy persona

Thyen masën “arrest në shtëpi” dhe shkuan për të vjedhur nga Tirana në Vlorë, arrestohen dy persona

July 31, 2026
Zjarri në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari, Policia: Tentoi të digjte disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit

Zjarri në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari, Policia: Tentoi të digjte disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit

July 31, 2026
Kaos në portat e Europës! 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

Kaos në portat e Europës! 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

July 31, 2026
Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

July 31, 2026
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i kundërpërgjigjet Vuçiç: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

DASH kërkon falje për hartën e gabuar të Afrikës në ngjarjen e AIDS 2026

July 31, 2026
Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

July 31, 2026
Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

July 31, 2026
U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

July 31, 2026
Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com