• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Të çelen negociatat me Shqipërinë por me kusht

by A R
13/06/2018 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania mbetet ende në listën e atyre vendeve që nuk kanë vendosur nëse do të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, apo jo, por një sinjal e dha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
“Disa shtete kanë bërë përparim të mirë, të tilla si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ku kanë luftuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit në ditët e fundit. Por, edhe Shqipëria, përmes një reforme gjyqësore shembullore. Prandaj unë jam shprehimisht në favor të hapjes me kusht të negociatave të pranimit me këto dy vende”, deklaroi ai raportonb Tch.

Kryediplomati gjerman nuk përmend se cili, apo cilët do të jenë këto kushte, por në disa media ka qarkulluar lajmi se mund të çelen negociatat, por bisedimet për kapituj konkretë do të fillojnë vetëm kur të vihet re progresi në prioritet e vendosura nga Brukseli.

Maas foli këtë të mërkurë në forumin e organizuar nga Fondacioni gjerman “Schëazkopf”, në bashkëpunim me fondacionin “Pulse of Europe”, ku kryefjalë ishte “Kurajo për një Europë të bashkuar”.

Ai përmendi në fjalën e tij edhe rrezikun që i kanoset rajonit nga fuqi të treta nëse BE ngurron që të qartësojë të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse BE-ja dështon për të patur progres në procesin e anëtarësimit me këto vende, ajo do të ketë pasoja fatale. Tashmë janë fuqitë e tjera që nxiten në këtë boshllëk: Rusia, Kina, vendet e Lindjes së Mesme, të cilat kanë ide krejtësisht të ndryshme të rendit dhe stabilitetit krahasuar me europianët”, deklaroi kryediplomati gjerman./a.m.

Next Post
“Është momenti i Shqipërisë”, Hahn: Ja kur duam t’ju kemi në familjen europiane

Emri i Maqedonisë, Hahn 'shuplakë' Ivanovit: Merr përgjegjësi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

July 31, 2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

July 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 1 Gusht 2026

July 31, 2026
Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

July 31, 2026
Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania”

Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania”

July 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

LËVIZJET | Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, kush ikën dhe kush vjen

July 31, 2026
Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

July 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Dosja e SASPAC, lirohet nga burgu Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie

July 31, 2026
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit/ LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

“Gati për bisedime me Kurtin”, Abdixhiku i mbijeton mocionit për shkarkimin e tij: Na duhet stabilitet

July 31, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve, i sekuestrohet gomonia dhe gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi jetën e pushuesve, i sekuestrohet gomonia dhe gjobitet me 500 mijë lekë

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com