Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ka qenë në një darkë së bashku me me liderët e Kosovës.
Rama, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli kanë qenë të ftuar për darkë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës.
Takimi mes krerëve të shtetit dhe kryeministri Rama vjen pas përplasjeve mes udhëheqësve të koalicionit qeverisës në Kosovë për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, por edhe pas përplasjeve të vazhdueshme mes shefit të ekzekutivit kosovar dhe të parit të shtetit.