• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama synon të paktën 86 mandate, por a do t’i arrijë?

by Eduard Zaloshnja
18/09/2024 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja
Edi Rama mblodhi dje drejtuesit politikë të qarqeve të PS dhe kryebashkiakët e majtë të vendit tek Pallati i Kongreseve. Edhe pse nuk ka patur ndonjë deklaratë publike pas asaj mbledhjeje, qarkullojnë zëra se Rama ka kërkuar përmirsim të rezultatit të PS-së në çdo qark, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Më 2021, PS-ja siguroi 74 mandate parlamentare. Në qoftë se arrihet përmirësim rezultati i PS-së në çdo qark, i bie që të marrë të paktën 86 mandate më 2025 (74 plus nga 1 në 12 qarqet). Po sa e mundur është kjo?
Nga një analizë statistikore e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të vitit 2021, rezulton se PS-ja mori mbi 104 mijë vota të vlefshme më shumë se ç’i duheshin për 74 mandatet që siguroi në ato zgjedhje.

Kjo llogaritet duke ulur votat e PS-së në secilin qark deri në atë pikë ku mandatet e saj nuk do të rrezikoheshin nga partitë e tjera në garë. Për shembull, në Qarkun Tiranë PS-ja do të siguronte po 18 mandate, edhe sikur të merrte 21715 vota të vlefshme më pak seç mori. Ose në Qarkun Elbasan do të siguronte po 8 mandate edhe sikur të merrte 20078 vota të vlefshme më pak seç mori (shihni tabelën shoqëruese).

Analiza e sipërpërmendur shërben si udhërrëfyes statistikor për mundësinë e shtimit nga 1 mandat për PS-në në çdo qark.
Qarku Tiranë është kandidati më i mundshëm, sepse PS-ja mori atje 21715 vota të vlefshme më shumë seç i duheshin për të siguruar 18 mandatet e 2021-shit. Për më tepër, si rrjedhojë e rritjes së numrit të shtetasve që figurojnë në regjistrin e Gjendjes Civile të qarkut, Tirana do të ketë 37 mandate parlamentare (nga 36 që kishte).
Qarku Elbasan është kandidati i dytë më i mundshëm, sepse PS-ja mori atje 20078 vota të vlefshme më shumë seç i duheshin për të siguruar 8 mandatet e 2021-shit.
I treti është Qarku Dibër, ku PS-ja mori 14232 vota të vlefshme më shumë seç i duheshin për të siguruar 2 mandatet e 2021-shit.
Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë e Korçë është statistikisht e mundshme që PS-ja të shtojë nga një mandat, në qoftë se i përmirëson disi përqindjet e votave të 2021-shit. Më e vështirë do të jetë në qarqet Berat dhe Gjirokastër, ndërsa pothuaj e pamundur në Qarkun Kukës.

SHËNIM: Në ndonjë qark ku kryebashkiakët e PS-së shënuan epërsi të thellë ndaj kandidatëve të Berishës, ekziston mundësia që PS-ja të shtojë nga 2 mandate, krahasuar me 2021-shin.

Next Post
Lamtumirë Totò Schillaci! Zi në botën e futbollit, ndahet nga jeta legjenda e sportit

Lamtumirë Totò Schillaci! Zi në botën e futbollit, ndahet nga jeta legjenda e sportit

Comments 3

  1. beni says:
    2 years ago

    PS do temarre maks 68 mandate!Per kte jam teper i sigurte!

    Reply
  2. Lili says:
    2 years ago

    Për inatin tënd dhe lumturinë e e Zotit Zaloshnja:PS do të marrë 136 (mandate,pra:68+68=136 )

    Reply
  3. Anonymous says:
    2 years ago

    ps e hajdutve me k/hajdutin,do marre nji nder tre me te gjatin,ne vitin 2025,nuke votojne me shqiptaret kyte hajdut i prmasave marramendese.

    Reply

Leave a Reply to beni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In