• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sulmon Berishën e Metën: Njëri non-grata, tjetri ‘Likja i Floririt’! Boçi, ‘Luluçi’ që gënjen më shumë se Lul Basha

by Java News
27/04/2023 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Elbasan në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit, hodhi akuza ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës duke thënë se e duan bashkinë e Elbasanit vetëm për ta mbajtur peng dhe jo për të punuar.

Ai tha se Berisha nuk mund të shënojë emrin në fletën e votimit për faktin se është shpallur non-grata nga SHBA. Ndërsa Luçiano Boçin, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, e krahasoi me ish kryedemokrain Lulzim Basha, duke e konsideruar si ‘aktor filmi’.

“Përballë kemi tre persona. Dy janë në Tiranë. Njëri nga ata të dy nuk mund ta shënojë emrin në fletë të votimit sepse është non-grata. Tjetri nga ata të dy e njihni mirë se e njohim mirë, i kemi bërë të gjitha ta sjellim në rrugë të mbarë po nuk i ndahet rrugës mbrapsht dhe nuk ka lidhje fare me shkuarjen përpara. I treti është këtu në Elbasan, më besoni që unë mendoja që Lul Basha ishte kulmi i artistit që të rre edhe kur e pyet sa është ora por Luli është shumë më i vërtetë dhe shumë më i vërtetë sesa Luluçi që keni ju këtu.

Nuk besoj se në historinë e zgjedhjeve ka pasur një kandidat që e ka filluar me një skenë filmi. Kandidati bashmkë me një investitor konsulent që do sillte 400 milionë euro këtu në Elbasan që dalin përpara popullit edhe firmosin marrëveshjen. Dhe në marrëveshje thuhet kryetari i ri i bashkisë, një status që nuk ekzsiton se ose je kryetar i bashkisë ose një artist i ri që ke dalë në skenë për t’u tallur me popullin tënd. Do ta bëjë Elbasanin kinostudio, skenë xhirimi nëse i japin votën”- u shpreh Rama.

Mes të tjerash, ai hodhi akuza edhe ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të cilin tha se gjithmonë është afruar si ndaj PS-së ashtu edhe ndaj PD-së vetëm për të përfituar.

“Si mund të votoni Like Floririn i cili sa herë i është afruar PD-së dhe partisë tonë i është afruar vetëm për të kafshuar pasuri nga trupi i partisë”-theksoi Rama.

Duke folur për koalicionin Meta-Berisha, kreu i ekzekutivit tha se të dy janë individë të padëshiruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe se drejtësia nuk do harrojë për shkeljet që kanë bërë.

“Këta njerëz nuk kanë lidhje fare, as me të majtë dhe as me të djathtë dhe janë njerëz të padëshirueshëm për aleatët tanë strategjikë. Europa nuk e ka praktikën të shpallë non grata individëë të caktuar por nuk ia hap kurrë derën individëve që i nxjerr non grata SHBA.

Atëherë si mundet e gjithë ajo bashkësie njerëzish që besojnë tek e djathta të shkojnë pas një non gratë dhe të vendosin kryqin në fletën e votimit për Like Floririn.  Luluci nuk ka lidhje me këtë, ai është marrë thjesht si aktor. Regjisorët janë dy njerëz për të cilët drejtësia vonon por nuk ka më asnjë shans të harrojë”- tha kryeministri.

Në përfundim të takimit, ai u kërkoi vajzave dhe grave të votojnë për Gledian Llatjën për të vazhduar me zhvillimin e Elbasanit dhe jo të votojnë për koalicionin Meta-Berisha sepse në këtë mënyrë do kthehen prapa./m.j

Next Post
“Forca edhe pak ka ngelur!”/ Kiara mbështet Luizin në rrjetet sociale për fitoren e çmimit të madh!

"Forca edhe pak ka ngelur!"/ Kiara mbështet Luizin në rrjetet sociale për fitoren e çmimit të madh!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Ti je i njejte me liken e floririt e me non graten,ju vollet,plackitet shkatrruat popullin e vendin ndytsira hajdute,kriminel ju te tre keni hake kokrren e plumbit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Cënon të drejtën e pronës”, PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Paketën e Maleve

“Cënon të drejtën e pronës”, PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Paketën e Maleve

July 3, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

July 3, 2026
VIDEOLAJM/ Tubimi i protestuesve në ditën e 34-t para Kryeministrisë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 20:00

VIDEOLAJM/ Tubimi i protestuesve në ditën e 34-t para Kryeministrisë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 20:00

July 3, 2026
“Do jetë gati në fillim të gushtit”, ministri Karakaçi inspekton punimet për rrugën e re në hyrje të Ksamilit

“Do jetë gati në fillim të gushtit”, ministri Karakaçi inspekton punimet për rrugën e re në hyrje të Ksamilit

July 3, 2026
Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

July 3, 2026
Manifesti i protestës

Manifesti i protestës

July 3, 2026
34 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

34 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

July 3, 2026
“Ligjet” miratojnë marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës–Rinas, punimet nisin në shtator

“Ligjet” miratojnë marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës–Rinas, punimet nisin në shtator

July 3, 2026
Sekuestrohen mbi një ton bajame të helmuara në treg, AKU: Përmbanin acid hidrocianik mbi vlerën e lejuar

Sekuestrohen mbi një ton bajame të helmuara në treg, AKU: Përmbanin acid hidrocianik mbi vlerën e lejuar

July 3, 2026
I dyshuar për krime lufte, Serbia arreston një person në kufi me Kosovën

I dyshuar për krime lufte, Serbia arreston një person në kufi me Kosovën

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In