Presidenti i Republikës Ilir Meta është shfaqur në foto krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Meta ka zgjedhur të kalojë pak momente gjatë fundjavës për një hobi që zbulohet nga fotot.
Ai është fotografuar në një poligon qitjeje. Fotot janë shpërndarë nga Ilir Kulla, i cili shkruan se presidenti ka arritur të godasë në shenjë, duke marrë 10 pikë.
Interesant është fakti se ky mesazh shpërndahet pasi kryeministri Rama sulmoi ish-aleatin e tij LSI-në, e themeluar nga Meta dhe tashmë drejtohet nga bashkëshortja e tij Kryemadhi./a.m.