• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama, Suela dhe Shabana

by Skënder Minxhozi
20/11/2025 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

A mos ka Shqipëria një problem specifik me ministret e brendshme të Britanisë së Madhe?! Apo mos dy zonjat, përkatësisht Suella Braverman dhe Shabana Mahmood, janë thjesht rastësisht dy zyrtare  të larta me qëndrime identike dhe shënjestruese ndaj komunitetit shqiptar në Britani në vitet e fundit? Natyrisht që qeveria shqiptare s’ka pse të ketë problem me dy politikane gra, për sa kohë Edi Rama e ka kthyer në mani futjen në kabinetin e tij të grave.

Çeshtja duket e gjitha e fokusuar tek zhvillimet e brendshme në politikën britanike dhe për këtë arsye është edhe një çeshtje e sforcuar pasi është e njëanshme. Deklarata e sekretares së brendshme Mahmood për kthimin në Shqipëri të 700 familjeve shqiptare është jo vetëm një piketim i sforcuar i një komuniteti etnik, siç e quajti me të drejtë kryeministri Rama në replikën e tij, por njëherësh është edhe një nënvizim i tepruar i një “fenomeni shqiptar” i cili pas marrëveshjeve dypalëshe praktikisht ka pushuar së qeni i tillë.

Siç e vinte në dukje shtypi britanik dje, që nga viti 2022 Britania e Madhe ka kthyer 13 mijë shtetas shqiptar në vendin e tyre të origjinës pikërisht pas marrëveshjeve dypalëshe mes Londrës dhe Tiranës. Pa folur për faktin që përmasat e emigracionit shqiptar në ishullin britanik nuk janë kurrsesi të krahasueshme me komunitetet e tjera etnike nga Azia, Afrika apo kontinentet e tjera.

Nuk do shumë mund të kuptohet se piketimi i Shqipërisë në këtë rast ka lidhje me një hatërmbetje, e cila në muajin maj e ekspozoi shumë keq kryeministrin britanik Starmer gjatë vizitës së tij në Tiranë. Pala shqiptare ktheu pas kërkesën e Londrës për një hapur një qendër pritjeje për emigrantët, në shembullin e precedentit italian me Gjadrin. Starmer u sulmua ashpër asokohe që nuk mundi të bindë kryeministrin Rama për të pranuar të njëjtin trajtim që ju ofrua kryeministres Meloni më herët.

Në anën tjetër ky është rasti klasik kur një vend i vogël dhe i varfër keqpërdoret në lojën e brendshme politike të një vendi të madh. Laburistët ndjejnë mospëlqimin e publikut britanik për ekonominë, emigracionin dhe përgjithësisht klimën e pasgirut që kalon sot vendi. Ndjejnë gjithashtu se ksenofobia e ashpër e Nigel Farage dhe fajësimi i të huajve si shkak i të gjitha të këqiave, janë faktorë që mund t’i largojnë nga pushteti vendor në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2026.

Shqipëria e vogël dhe shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me këto dinamika të brendshme. Kanë fajin e vetëm të të qenit “aliens”, pra të huaj. Duke u bërë kësisoj gjah i majmë për debatin politik të brendshëm në ishullin britanik. Ndërkohë që vetë ata, pra britanikët, shprehen në mënyrë të përsëritur për vlerësimin që kanë për ne dhe punët tona të brendshme. Aq sa ata nuk humbasin rast për ta në dhënë mësime për shumëçka ndodh këtu tek ne.

Meqë ra fjala, edhe një vrojtim periferik nga Tirana, sa i përket rolit të Britanisë së Madhe në skenën shqiptare këto vitet e fundit. Siç dihet Britania e Madhe ka dalë nga Bashkimi Evropian që nga 31 janari i vitit 2020. Megjithatë, në këtë cep të Evropës diplomatët britanikë pretendojnë të luajnë të njëjtin rol mbikqyrës e kujdestar, si në kohët kur flisnin si anëtarë të BE. Sot ambasadën ose ambasadorin britanik i gjen me qëndrime dhe pjesëmarrje në të gjitha demarshet që bën trupi diplomatik i huaj në Tiranë në lidhje me çeshtje nga më të ndryshmet. Për drejtësinë, korrupsionin, trafiqet e krimin apo edhe standartet demokratike në përgjithësi. Një lloj autoriteti moral suprem, të cilin ja kemi dhënë amerikanëve për arsye të kuptueshme, jau kemi vendosur në sini të argjendtë edhe evropianëve për shkak se po hyjmë në klubin e tyre, por s’dihet për çfarë arsyesh duhet të vazhdojmë t’ua akordojmë edhe britanikëve. Sidomos kur vijojnë të na përdorin në lojën e tyre politike si një popull varkash që duhet përzënë një orë e më parë nga toka e tyre.

Next Post
SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të KiE për të takuar Erion Veliajn

SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të KiE për të takuar Erion Veliajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In