• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sqaron ftesën që i bëri Bashës: Ne nuk kemi nevojë se do marrim shumicën e votave, por bashkimi është domosdoshmëri

by
16/04/2021 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme në takim me gra dhe vajza të Partisë Socialiste se ftesa për Lulzim Bashën nuk është për të bërë qeverinë bashkë nga halli por një domosdoshmëri për të nxjerrë vendin nga tuneli, pasi sipas tij situata politike në vend është kthyer në minë me sahat.

Rama u shpreh i bindur se pas 25 Prillit, socialistët nuk do kenë nevojë për koalicion dhe as për të marrë deputetë nga forcat e tjera politike pasi do të marrin shumicën.

“E keni dëgjuar zhurmën për bashkëpunimin me Lulzim Bashën dhe PD. Natyrisht, mënyra si komentohet është e njëjta, me botoks ose zhgarravina. Sot nëse ka këtu në këtë vend që mund ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë deri në fund atë që unë them janë veshët e nënave që kanë shqetësimin se çfarë do bëjë më shumë Edi Rama dhe PS për ne, për shtëpinë tone.

Dhe si do bëhen të gjitha këto se të bukura duken, por si do bëhen me këtë politikë që është mina me sahat që plas ndërsa ne duam të ecim përpara. Thirrja për t’u bashkuar dhe vetëdija ime se bashkimi është domosdoshmëri, bindja ime se dalja nga tuneli i pandemisë për ta bërë diellin për të gjithë, nuk është thirrje për të bërë një qeveri bashkë siç bëri Saliu me Liken nga halli kur nuk kishte votat apo siç janë bashkuar partitë për interesa. Ne nuk kemi nevojë dhe nuk do kërkojmë vota nga të tjerë sepse më 25 prill do marrin shumicën e votave.

Por është thirrje për ta bërë politikën që t’i ngjajë shqiptarëve përballë tërmetit dhe pandemisë. Shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që e vuanin njësoj nga brenda. Politika duhet të bëjë që bashkimi të mos vijë nga halli, por nga detyrimi ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njerëzit të mos kenë frikë të hyjnë. Një hapësirë ku shumë Ogerta, Etilda, Elisa, Bora, Edona të mos kenë frikë të hyjnë”, tha Rama./ b.h

Next Post
Gjonaj: Vota është e shenjtë, s’blihet dhe s’mund të shitet/ Veliaj: PS një familje, të gjithë për një dhe një për të gjithë

Gjonaj: Vota është e shenjtë, s'blihet dhe s'mund të shitet/ Veliaj: PS një familje, të gjithë për një dhe një për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com