• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: S’kam frikë nga reforma në drejtësi dhe nuk mbroj asnjë nga njerëzit e mi

by Java News
19/06/2019 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Përballë” në RTSH, të gazetarit Lutfi Dervishi.

Pjesë nga intervista

Dakord, ju thoni opozita ka frikë nga drejtësia. Një logjikë thotë partia juaj ka 6 vite në pushtet. Nuk paska frikë një qeveri që ka kaluar 6 buxhete, nga drejtësia dhe paska frikë ata që kanë qenë para 10 vitesh?

Po, po si shpjegohet që unë që në sekondën e parë e kam vënë në program reformën në drejtësi, kur ekspertët thoshin mos e vërë në program sepse do shumicë të cilësuar, do shumicë kushtetuese etj, etj. Dhe si shpjrgohet që nga dita e parë deri më sot unë jam absolutisht i vendosur dhe s’kam asnjë lëkundje për këtë punë?! Unë s’kam frikë! S’kam frikë.

Le të thonë çfarë të duan e si të duan, nuk kam frikë. E kam thënë… pse nuk kam frikë? Sepse asnjëherë nuk kam bërë asgjë që të kem frikë. Kaq. Ndërkohë që të gjithë e dinë, të gjithë ata që punojnë me mua e dinë.

Unë jam mbrojtësi më i flaktë i punës së kujtdo, unë i vë gjoksin kur vjen puna te puna apo për të mbrojtur nga akuzat e padrejta. Në momentin që ka diçka që lidhet me drejtësinë, nëse është ok është i mirëseardhur, nëse nuk është ok, lamtumirë. Është shumë e thjeshtë.

E kam thënë gjithmonë, një familje në kuptimin e thjeshtë të fjalës, një organizatë, një parti, një ndërmarrje, një shtet, një anëtar i familjes së vogël, një djalë, një xhaxha, një vëlla, një motër, nuk gjykohet nga kjo, nga ajo që bën një pjesë e organizatës, gjykohet nga mënyra se si reagon.

A pajtohet apo nuk pajtohet me këtë?

A distancohet apo nuk distancohet nga kjo? A mban apo s’mban qëndrim? Ky është ndryshimi i madh mes meje dhe atyre që sonte janë bërë bashkë për t’i dalë për ndesh drejtësisë.

Pse? Sepse këtu kemi qenë kur drejtori i përgjithshëm i tatimeve ishte me arrest shtëpie nga gjykata dhe e mbanin akoma drejtor dhe kryeministri thoshte përderisa nuk ka vendim të formës së prerë “është i pafajshëm” dhe këtu kemi qenë kur unë i thashë një ish ministri të brendshëm “unë dua të të besoj, por nuk mjafton fjala jote.

Dil jashtë nga kjo shtëpi, shko përballu me drejtësinë, avokatët gjeji janë të tutë, ne nuk jemi avokatët e tu dhe kaq”. Këto janë standardet, nuk ka të tjera.

Me ngritjen së shpejti të BKH dhe SPAK, a parashikoni që do të duhet të mbani qëndrim ndaj shumë antarëve të familjes tuaj politike?

Unë mbaj qëndrime politike dhe morale ndërsa qëndrimet ligjore i mbajnë institucionet dhe të jeni i sigurt që me krijimin e SPAK-ut dhe të BKH-së kurrë nuk do të dëgjoni Edi Ramën që të thotë: kjo është e padrejtë, kjo s’është e padrejtë. Ata do të jenë të lirë të bëjnë punën e tyre dhe gjithkush që do të ketë probleme me ta duhet t’i zgjidhë vetë, jo nëpërmjet meje/l.m

Next Post
Punësime fiktive për fushatë, në hetim ish-drejtori i Burgjeve dhe 2 persona të tjerëve

Drejtoria e Burgjeve ‘qetëson’ Metën: Situata në normalitet, janë marrë masat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In