• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me shoqatën e ricikluesve: Importi i mbetjeve do të sjellë vetëm të mira publike

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim me përfaqësues të shoqatës së ricikluesve, kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për t’i dhënë dorë zhvillimit të industrisë ricikluese në vend, duke nënvizuar se ligji për importin e mbetjeve do të sjellë vetëm të mira publike.

Kryeministri sqaroi ndryshimet që i janë bërë ligjit që anuloi sapo erdhi në pushte:

“Ligji që anuluam krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje në Shqipëri, pra mbeturina të pariciklueshme. Së dyti lejonte licencimin e çdolloj subjekti kërkues për import mbetjesh. Së treti aplikohej në një kontekst krejtësisht të paqëndrueshëm. Ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim në raport me industrinë e riciklimit. Ligji i ri i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe ti importojnë ato. Kaq, ky është thelbi. Të gjitha të tjerat janë spekulime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion krejtësisht të natyrshëm dhe të kuptueshëm në publik, lidhur me këtë temë”, u shpreh Rama.

Sipas shefit të qeverisë, “para miratimit të këtij ligji ishim i vetmi vend në Europë, i vetmi vend në Ballkan që nuk i njihnim industrisë së riciklimit të drejtën e blerjes së lëndës bazë dhe të importimit të saj”.

Kryeministri Edi Rama theksoi ndër të tjera se pika doganore nga ku do të importohen mbetjet është porti i Durrësit. Ai pohoi para të pranishmëve por edhe për publikun e gjerë se në Shqipëri nuk do vinë plehra, por mbetje të riciklueshme.

“Durrësi, pika doganore për importim. Ne kemi krijuar një Inspektorat të Mjedisit në shkurt të 2015-ës. Doganat tona kanë marrë vlerësimin për bazën e analizës instrumentale. Në të gjitha pikat doganore, ka kontroll radio-metrik. Pra, për çdo përbërje radio-aktiviteti dhe është marrëzi të mendosh se nëse ka qëllime të paligjshme për të kaluar mallra me përbërje radio aktive u dashka pritur që të bëhet ky ligj. Kjo është një marrëzi. Ndërkohë, importuesit që janë jo vetëm të licencuar, të siguruar, kanë edhe një volum për aktivitetin e tyre. Është e palogjikshme të mendosh se kush k një fabrikë riciklimi do shkoj jashtë dhe do blejë më shumë sa mund të importoj. Ka një pyetje që meriton përgjigje. Pse duhet blerë letër apo plastikë, apo alumin? Kur Shqipëria ka një problem serioz për pastrim. Është e thjesht, pasi këto mbetje nuk janë plehra, por lëndë e parë me vlerë. Në KE është në diskutim kalimi përfundimtar i tyre në listën e lëndëve të para. Nga ana tjetër, industria nuk do mund të zgjidhi problemin e riciklimit në Shqipëri. Ne jemi shumë të vendosur ta çojmë para këtë proces dhe pjesë e kësaj të drejtë janë edhe këto kompani. Pasi, nuk do mundemi dot që të bëjmë ndarjen nëse nuk kemi fabrika”, tha Rama.

Po ashtu, Rama u dha përgjigje disa prej pikëpyetjeve të skeptikëve për ligjin e mbetjeve, duke marrë shembullin e Napolit të Italisë. Sipas kreut të Qeverisë, Napoli është vendi ku ka konflikt mes pushtetit dhe mafias, ku kjo e fundit nuk lejon riciklim.

“Shikoni Napolin. Problemi themelor i Napolit është se strukturat e kontrollit në aktivitet dhe që dihet botërisht se kanë përzierje mafioze, janë kundër riciklimit. Në Napoli ka qenë e pamundur që të vendosje riciklimin, sa herë janë tentuar që të ndaheshin mbetjet, kërciste dinamiti. Beteja në Napoli është e atyre që groposin dhe duan të kenë monopolin e mbetjeve. Pse e shet Europa lëndën e parë? Është e njëjta gjë, janë lëndë me vlerë që rikthehen në treg. Është e paimagjinueshme që të jesh ambientalist dhe të jesh kundër riciklimit”, tha rama.

BW/d.i.

 

Next Post
Ermonela Jaho çon dje në këmbë Madridin

Ermonela Jaho çon dje në këmbë Madridin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

February 25, 2026
Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

February 25, 2026
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

February 25, 2026
Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

February 25, 2026
Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

February 25, 2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

February 25, 2026
Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

February 25, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

February 25, 2026
Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

February 25, 2026
Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In