• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Shohim të vërtetën në sy, rimëkëmbim ekonominë

by
28/04/2015 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj kanë prezantuar projektligjin për zejtarinë në prani të sipërmarrësve shqiptarë.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se kjo maxhorancë trashëgoi një Shqipëri të dërrmuar jo nga varfëria ekonomike por nga varfëria e aspiratave.

Rama këtë lloj varfërie e cilësoi si burimin e të gjithë probleme sociale dhe ekonomike në vend. Sipas kryeministrit  arsimi profesional është një nga mënyrat e rimëkëmbjes ekonomike të vendit. Rama tha se sipërmarrësit janë partnerët strategjikë të qeverisë dhe vlerësoi bashkëpunimin me ta.

“Është padyshim gjithmonë kënaqësi dhe këtë nuk e them për formalitet, kur për shkak të punës më jepet mundësia të jem mes njerëzve të punës. Mes atyre që nuk presin tu vijë nga qielli por duke këmbëngulur dhe duke e marrë, mes atyre që janë partnerët tanë strategjikë, sipërmarrësit. Kemi trashëguar një Shqipëri të dërrmuar, jo nga varfëria ekonomike, por në radhë të parë nga varfëria e aspiratave sepse kjo i sjell të gjitha. Varfëria e aspiratave ka bërë që në vend se ndihma ekonomike të shkojë tek ata që e meritojnë dhe të jetë më e lartë, të shpërndahet tek ata që nuk e meritojnë, në formën e një bakshishi politik”, tha Rama.

Ndërkohë, në fjalën e tij ndër të tjera shefi i qeverisë u ndal edhe në liberalizimin e universiteteve të cilën ai e cilësoi si një prej të këqijave në vend.

“Varfëria e aspiratave ka bërë që në Shqipëri për vite të tëra të rejave dhe të rinjve tu jepej si i vetmi destinacion i mundshëm universiteti dhe po universiteti tu ofrohej si fabrikë diplomash. Ku paratë e prindërve, të sakrificave të tyre tu shkonin dëm, me synimin se fëmija e tyre do bëhej jurist, inxhinier, por pas diplomimit ngelej i papunë. Ne i kemi shpallur luftë në radhë të parë varfërisë së aspiratave që e ka ushqyer këtë vend me iluzione, me gënjeshtra dhe në fund fare ‘hë mo se Shqipëri është dhe Shqipëria kështu e ka’”, tha Rama.

Ndryshe nga deklaratat e deputetit socialist Blushi, Rama theksoi se qeveria është angazhuar në një operacion të thellë sepse ka vendosur ta shohë të vërtetën në sy.

“Na është dashur të angazhohemi në një operacion të thellë, sepse kemi vendosur ta shohim të vërtetën në sy, na është dashur të përballemi me kancerin e shtrirë në të gjithë sektorët. Kemi vendosur të mos i mbajmë shqiptarët me sheqerin e gënjeshtrave. Arsimi profesional është nja nga drejtimet e duhura. Duke iu hapur të rinjve dhe të rejave një mundësi të re. Një i ri që ka mbaruar arsim profesional ka 20% më shumë shanse se një me shkollë të mesme për punë dhe 1% më shumë se ata me shkollë të lartë, pra janë një hap më shumë”, tha Rama.

Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj tha se më këtë ligj rregullohet ajo pjesë e punëtorëve që janë të kualifikuar, si dhe sigurohet punësim më i lehtë, duke ndihmuar edhe sipërmarrësit.

“Më vjen mirë që me këtë ligj rregullojmë ata që janë të kualifikuar që janë mjeshtra. Për sipërmarrësit edhe punësimi do jetë me i lehtë. Ligji i zejeve ndihmon sa më shumë njerëz të punësohen dhe të punësojnë”, tha Veliaj.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Doshi fiton lirinë: I pakënaqur, nuk shkoj në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com