• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Vetëm PS mund ta bëjë Shqipërinë shtet dhe të zhvilluar ekonomikisht

by Java News
23/12/2016 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama, në fjalën e tij përpara Asamblesë Kombëtare të PS, ka bërë një bilanc të punës së qeverisë që ai drejton, duke renditur si pikën e parë të këtyre arritjeve reformat e bëra në këto 3 vite. Sipas tij, është humbur shumë kohë si vend dhe si klasë politike për të bërë ato reforma, të cilat do të ndryshonin vendin me kohë, e sot do kishte arritje të tjera.

“E mbyllim vitin me një paketë solidariteti. Sot jemi në gjendje të rrisim rrogat të zhvendosim nga arka e shtetit në atë të familjeve 100 milion doallarë. Qeveria e mëparshme në 8 vite çoi në arkën e familjeve vetëm 124 milion dollarë. Hoqëm nga supet e shtresës së mesme dhe të varfër taksën 10%. Me këtë lëvizje u dhamë familjeve edhe 140 milion dollarë të tjera.  Kemi ulur taksat për 97% të familjeve shqiptare. Duhet të ndihemi krenar për këto reforma. E nisëm qeverisjen me mal borxhesh dhe pranë një rrënimi financiar. Kemi shmangur një kolaps financiar në fund të vitit 2013”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, situata ka qenë dramatike sepse qeveria u përball me një rrjet elektrik që ishte në këmbë që nga koha e elektrifikimit.

“Sot situata është krejt ndryshe. Kompania po bën investime dhe ka një bilanc të suksesshëm. Në të gjithë sektorët ka ndryshime transformuese në funksion të së ardhmes. 3.5% nuk është rritje ekonomike e mjaftueshme. Por kjo rritje e bën Shqipërinë me rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Synojmë që kjo rritje në 4 vitet e ardhshme të shkojë në 7%. Dhe ky është një plan i kolauduar mjaft mirë. Vetëm PS mund ta bëjë Shqipërinë shtet dhe të zhvilluar ekonomikisht’, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se sot nuk mbyllen më shkollat për pritur kryeministrin apo fushatë dhe se nuk cënohet asnjë mësues.

“Nuk ka më sot, ku bëhet mësim kolektiv për shkak të numrit minimal, mësues pa arsimin përkatës, por më parë ishin 4 mijë. Në Shqipëri është rritur punësimi dhe ka rënë varfëria, por ka ende shumë papunësi dhe varfëri. Zuzarët dhe tellallët e të shkuarës mblidhen cdo të enjte në parlament. Degradim, tragjedi edukative, pornografia më ekstreme për ata në 18 vjec parlamenti duhet transmetuar me pullë të kuqe, mjerë ata që mbajnë fëmijët afër.

Kriminalizim i përditshëm, nuk është problemi te PS dhe ministrat. Kthimi i gënjeshtrës në argument, kthimi i baltës në vizion, kriminalizim, të keqen e dekriminalizimit në raport me këtë maskaradë. Kjo e keqe ka një emër, nuk janë të gjithë njëlloj, kjo ka emrin Sali Berisha bashkë me cetën e tij, një fuqi që kontamion mjedisin cdo ditë. E ka thënë populli, ‘po fjete me qenin do ngrihesh me pleshta’.  Kemi bërë edhe ne gabimet tona, por një gjë është e sigurt, nuk kemi bërë asnjë tradhti dhe asnjë mëkat të qëllimshëm” theksoi Rama.

vijon

Me. Ar

Next Post
(FOTO) Kozmetika e akullt, shihni qerpikët e vajzave siberiane në -62 gradë

(FOTO) Kozmetika e akullt, shihni qerpikët e vajzave siberiane në -62 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In