Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars.
Bashkë me Proden është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Siç raporton Klan News, vendimi u mor pas protestës së opozitës ku nuk u garantua siguria e qytetarëve dhe ku dhuna kulmoi me sulmin ndaj Vilës 31.
Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.
Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024.
Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.












Po ne krye te SHISH kur do vendosesh dore, apo ata jane ne planet tjeter dhe nuk kane asnje pergjegjesi ku digjet vendi?! A duhet te thone si dhe ne cfare mase jane perfshire sherbimet e huaja e organizatat kriminale ne destabilizimin e vendit?! Gjithsesi une kuptoj se nuk mund te kerkosh shume nga nja organ i lodhur.