Kryeministri Edi Rama është takuar në SHBA me filantropin George Soros.
Është vetë shefi i qeverisë shqiptare, që ka postuar foton me Soros në New York.
Në rrjetet sociale, ai shkruan:
“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”.
Që prej shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA, Sali Berisha ka intensifikuar sulmet ndaj Soros duke e akuzuar për komplote dhe lobingje kundër tij.
Edhe pse vetë Berisha e ka takuar disa herë, ai shprehet se shpëtoi Kosovën nga copëtimi i planifikuar prej Sorosit.
/a.r












