• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, një absurditet absolut

by A R
20/12/2024 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh në seancën e përbashkët të kuvendeve se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës sot janë një absurditet. Ai theksoi se në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor ka këmbëngulur bashkë me presidenten Vjosa Osmani që ato të hiqen. Sipas tij, Kosova duhet të bindë edhe skeptikët më të mëdhenj të saj në BE se barra e fajit për degradimin e dialogut është vetëm e Serbisë.

“Dëshira ime e zjarrtë e patregueshme dot me fjalë është që të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE kurse tjetri në listën e sanksioneve të BE, të cilat meqë ra fjala sot janë një absurditet absolut. Së bashku me presidenten në samitin me BE dy ditë më parë kemi këmbëngulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar të lëvrohen për shkak të atyre masave të mos digjen. Por ne duhet të jemi dorë për dore paqedashës dhe paqeruajtës për të bindur dora dorës edhe skeptikët më të mëdhenj në BE për absurditetin e mosnjohjes së tyre ndaj shtetit të Kosovës dhe në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut duhet t’i bjerë e gjitha vetëm Serbisë, por kurrsesi nuk duhet të lejojmë qoftë edhe një gram ti bjerë Kosovës. Duam që Republika e Kosovës të njihet një orë e më parë nga vendet e BE që ngurrojnë të pranojnë realitetin e pandryshueshëm të pavarësisë përfshirë edhe nga vetë Serbia të cilën Kosova e ka mundur me luftë këtu e 25 vjet më parë dhe nuk ka më asnjë arsye për ta lidhur me të në asnjë formë dhe asnjë mënyrë fatin europian të saj”, u shpreh ai.

Rama theksoi se Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj europiane, por mundësitë e Tiranës zyrtare nuk krahasohen me ato të miqve dhe aleatëve strategjikë. Këtu citoi edhe një mesazh të Bill Clinton.

“Duam ta ndihmojmë Kosovën në rrugëtimin europian, por mundësitë tona as që mund të krahasohen me mundësitë e miqve dhe aleatëve tanë strategjikë dhe pezmatimi i tyre me Kosovën na pengon të bëjmë sa do donim e sa do mundnim në këtë kohë kur të gjitha yjet janë kthyer në favor të shqiptarëve për tu bashkuar përmes dy shteteve tona me Europën. Më ndjeni ta përsëris porosinë e mikut më të madh të Kosovës që i është ngritur për së gjalli një monument, Bill Clinton më kërkoi t’ju them të gjithë miqve në Kosovë se koha nuk e sjell shansin historik përgjithmonë por e sjell që të mos e humbasim dhe ta kthejmë në një arritje historike sa kohë e kemi atë në dorë”, tha Rama.

Next Post
Dy Kuvendet në Prishtinë, Kurti: Shqipëria dhe Kosova aspirojnë bashkimin kombëtar

Dy Kuvendet në Prishtinë, Kurti: Shqipëria dhe Kosova aspirojnë bashkimin kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com