“Opozita të vërtetojë autenticitetin e audios, ose ndryshe askush me çfarëdolloj imuniteti nuk do të luajë qensh me gjakun e njerëzve të këtij vendi. Kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të ccoroditur dynjanë përmes një mashtrimi publik duhet të paguajë që është dënimi me burg! Ne vërtetë nuk jemi të gjithë njësoj, por drejtësinë”
Kjo është një pjesë nga deklarata e kryeministrit Rama ditën e sotme sa i përket audios së servirur nga PD sipas së cilës Agron Xhafaj është përgjuar duke trafikuar narkotikët.
Edi Rama tha sot se pas kërkesës së tij, ekspertiza tregon për një material jo-autentik. Megjithatë, kryeministri sfidoi treshen e juristëve të PD-së duke thënë se janë të lirë ta bëjnë ekspertizën ku të duan.