• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Rusia e Islami radikal përfituesit kryesorë, nëse BE nuk afron vendet e Ballkanit

by Java News
30/11/2016 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për gjermanen “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjitha vendeve të BE-së që të përpiqen sa më parë që të integrojnë brenda familjes europiane, shtetet e Ballkanit Perëndimor, në kushtet kus ipas kryeministrit, influenca e Rusisë dhe militantëve Islamikë, është gjithnjë e më në rritje në gadishull.

“Rusia dhe militantët islamikë mund të përpiqen të rrisin ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit nëse Bashkimi Evropian nuk do t’i pranojë si anëtarë.. Nëse duam të kemi një Bashkim Evropian të qëndrueshëm dhe të sigurt, nuk është mirë që të ketë boshllëqe. Për më tepër nuk duhet të harrojmë se ka aktorë të tretë që mund të përfitojnë nëse BE-ja lë vakum. Këtu i referohem Rusisë, por e kam fjalën edhe për islamin Radikal”, është shprehur më tej kryeministri.

Gjashtë vendet e Ballkanit janë në faza të ndryshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Serbia ka si qëllim të përfundojë bisedimet e pranimit deri në vitin 2019. Sidoqoftë, pranimi i vendeve të reja anëtare nuk është një nga prioritetet e BE-së për momentin shkruan gazeta gjermane.

“Nuk ka të bëjë me kohën që na nevojitet por me mënyrën sesi BE-ja do të vazhdojë të zhvillohet. Në të njëjtën kohë ne jemi politikisht në formë të mirë, ndërsa BE-ja nuk është për momentin”, ka shtruar më tej Kryeministri Rama për gazetën gjermane./java/a.k

Next Post
Edita Tahiri: Strukturat paralele shpërbëhen vetëm nga vullneti i Serbisë

Edita Tahiri: Strukturat paralele shpërbëhen vetëm nga vullneti i Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com