• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Edita Tahiri: Strukturat paralele shpërbëhen vetëm nga vullneti i Serbisë

by Java News
30/11/2016 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Dialog dhe kryenegociatorja, Edita Tahiri, e cila po qëndron në Bruksel për të vazhduar negociatat me Serbinë, ka thënë se bisedimet në Bruksel për çështjet e drejtësisë kanë qenë të frytshme dhe ato do të vazhdojnë edhe sot.

Sipas saj, dy vendet negociuese janë shumë afër përcaktimit të datës finale për vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë edhe në pjesën veriore të shtetit tonë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit.

Ajo, në një deklaratë për media, ka thënë se Kosova ka përmbyllur me sukses procesin e rekrutimit të stafit gjyqësor dhe prokuorial sipas ligjeve të Kosovës.

Zbatimi i kësaj marrëveshje, sipas ministres Tahiri, i jep fund ish strukturave paralele të drejtësisë në sistemin e Kosovës.

“Këto struktura paralele de facto kanë ndaluar operimin në fund të 2013, ndërsa de jure shpërbërja e tyre do të ndodh në momentin kur Serbia shfuqizon kontratat e punës dhe ndal pagat për këtë staf që më parë ka punuar në këto ish-struktura paralele.

Pas këtij veprimi, nis menjëherë fillimi i punës së sistemit të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit”, theksoi ajo, citohet Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/ E vrau dhe kokën ia futi në qese… Arrestohet shqiptari i dyshuar për krimin në Itali

VIDEO/ E vrau dhe kokën ia futi në qese... Arrestohet shqiptari i dyshuar për krimin në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com