• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama rikthen historinë e ‘Shtëpisë së Verdhë’, kritika KiE dhe “shigjeta” Berishës: Delegacioni shqiptar s’e pengoi raportin për akuzat ndaj Kosovës

by Java News
12/10/2022 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg nuk i kurseu kritikat ndaj këtyre strukturave sa i takon akuzave që janë drejtuar ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për trafik organesh.

“Britma e sprapsmë e Kosovës nuk mund të shpërfillej më. Beteje e saj për mbijetese ngjalli reagim botëror. Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësi dhe erdhi në ndihmë. Ndërhyrja ushtarake njohu luftën e UÇK. Drejtësia u vu në vend, dinjiteti u rivendos. Mund të riniste pajtimi, ose të paktën kështu dukej. Lufta është në natyrën e shëmtuar. Lufta në Kosovë nuk ishte e zakonshme, por shfaqje e përgjakshme e një lufte utranacionaliste. Ishte një thirrke e dëshpëruar nga zemra e Europës. Europa gjeti busullën e saj morale, por më pas kjo busull humbi. Humbi në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione ndërkombëtare që sollën fundin e luftës në Jugosllavi i dhanë fund vuajtjes së Kosovës, minuan veprimet e tyre. Vetë parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për liri të Kosovës. Por përmes veprimeve të tyre pretenduan se nuk kishin pasur një të tillë. Këtu janë faktet.

Më pak se një dekadë, pas ndërhyrjes së NATO-s Carla Del Ponte, ish-kryeprokurore e Gjykatës botoi një libër ‘Zonja Prokurore’. Ajo pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshi mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën. Kjo akuzë zuri faqet e para, nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit, akuzat u mohuan në Kosovë kategorikisht.

Pyetja më misterioze e të gjithave ishte; çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme? Hetimet e saj për çështje edhe në Shqipëri në 2004 , kishin dalë me rezultate por përse do të mbeteshin këto akuza? Pyetjet ishin aq interesante, sa tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Putinit, të njerëzve këtu. Në 2008 u paraqit një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj.

Dëgjoni titujt; trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë. Kështu e quajnë pushtuesit; Kosovo. Kosaçevi vetë, një parlamentar, që përfaqësonte partinë e Putinit, u përball me vonë me sanksione nga BE dhe SHBA. Jo për ndonjë vepër të mirë. Por, ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës, u ngrit në një nivel më tej. Mocioni i tij u mor nga ky organizëm.

U pretendua se kërkimet e pavarura në rajon u bënë në emër të këtij organizmi. Ajo çka ka rëndësi këtu është se raporti përmendte me emër drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme dhe trafikimin e organeve në 1998-1999. Raporti nuk prodhoi as atëherë dhe as më pas. Meqë ra fjala që ta dini, delegacioni shqiptar i pranishëm atëherë këtu nuk e pengoi këtë edhe me gjithësi nuk pati asnjë provë nga ato që autorët pretendonin, u miratua raporti.

Ka një arsye për këtë. Jo sepse unë dhe ne në Shqipëri e zbuluam sot, që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë përmes duarve të nderuara të Këshillit të Europës, por pritëm me durim deri sa pamë akuzën zyrtare, së cilës do i kthehem më vonë.

Uroj që të kuptoni seriozitetin e kësaj. Pretendime të pavërtetuara të një kryeprokuroreje, në kërkim të shitjes së librit të saj, që çoi në një mocion i paraqitur nga një Parti ‘Ushtria e bashkuar’, që më pas u shndërrua në një rezolutë të kësaj asambleje dhe çoi në krijimin e dhomave të specializuara të Kosovës.”, tha Rama/m.j

Next Post
Negociatat mes PD dhe aleatëve, Mediu dhe Idrizi ende pa zgjidhje

Shpëtim Idrizi: Nuk jam takuar me Berishën! Ja si e duam kandidatin për bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In