• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Rikthejmë shqiptarët ilegalë nëse janë problem, pse nuk flitet për drogën në Holandë e Francë?

by A R
15/06/2018 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për portalin austriak Profil.at, ku ka folur lidhur me pritshmëritë për vendimin e BE për hapjen ose jo të negociatave në datën 28 qershor.

Rama ka deklaruar se Shqipëria ka bërë çdo gjë që BE ka kërkuar, që prej ndryshimeve kushtetuese në kompromis me opozitën e deri tek zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Rama është ndalur edhe tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, si një problem i ngritur nga vendet skeptike dhe ka thënë se Shqipëria është gati t’i kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave.

Intervista e plotë në shqip:

Gazetari: Në fund të qershorit, Këshilli Evropian në Bruksel do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për momentin kjo gjë nuk duket shumë mirë.

Rama: Nëse vonesa e hapjes së negociatave për Shqipërinë, do ta ndihmonte Bashkimin Europian të frenonte rritjen e populizmit në BE atëherë unë jam gati.

Por ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.

Tani po vendosim në punë një sistem të ri emërimi për gjykatësit dhe prokurorët. Natyrisht, Shqipëria ka nevojë ende për shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, por ne nuk jemi aktualisht të interesuar për anëtarësim. Nisja e negociatave për pranimin do na ndihmonte për zbatimin e reformave.

Gazetari: Disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rama: Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen.

Nëse numri i refugjatëve rritet, ne presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë.

Gazetari: Sipas kancelarit austriak Sebastian Kurz ekziston një rrugë e re kalimi në Ballkan për refugjatët nga Shqipëria dhe Bosnja.

Rama: Ne kemi të regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël.

Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.

Gazetari: Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.

Rama: Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?

Gazetari: E ndaluat dot ju kultivimin në shkallë të gjerë të kanabisit në Shqipëri gjatë vitit 2016?

Rama: Ne e luftuam në mënyrë efektive. Por kush flet për problemet e drogës në Holandë apo në Francë? Gjithmonë të akuzuar jemi ne shqiptarët.

/a.m.

Next Post
Hahn i prerë me Shqipërinë: Arrestoni politikanë, ose “lamtumirë” negociatave

Kamp në Shqipëri? Hahn: Ballkani nuk është parking refugjatësh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In